Salce soje dhe Salca hoisin

Këto salca shoqëruese janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe janë perfekte për të shoqëruar Roletë Tajlandeze apo për Sushi.

Kur bëra për herë të parë role Tajlandeze, këto ishin salcat që ne përdorëm për ti shoqëruar dhe meqë u preferuan nga e gjithë familja nuk eksperimentoj të provoj variante të reja.

Salcën e sojës të përgatitur në këtë mënyrë e përdorim kur bëjmë Baozi (bukë në avull )  apo kur bëjmë sushi

Mund ti përgatisni edhe një ditë më përpara pasi sa më shumë të rrinë shijet së bashku, aq më e mirë bëhet salca.

PËRBËRËSIT:

Salca e sojës:

  • 3 lugë gjelle salcë soje
  • 2 lugë çaji uthull orizi ose molle
  • 2 cm xhenxhefil i prerë në fije të holla
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji sheqer
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1 lugë çaji fara susami të pjekura (opsionale)

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Hidhni gjithë përbërësit në një tas të vogël dhe trazojini derisa sheqeri dhe kripa të treten mirë. Shtoni ujë nëse e preferoni salcën më të hollë.

Salca Hoisin  (receta e përshtatur nga food.com):

  • 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku cilësor dhe kremoz
  • 2 lugë gjelle salcë sojë
  • 1/2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 lugë çaji vaj susami
  • 1 lugë çaji uthull orizi ose molle
  • 1 thelpi hudhër
  1. Vendosni gjithë përbërësit në një mikser të vogël dhe trazojini deri sa të bëhet një salcë homogjene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading