Pispilia e mamit tim

Jump to recipe

“Kete shkrim e njeh mire besoj”. Ky ishte mesazhi që motra ime më la kur më postoi foton e fletores me shkrimin e mamit. Po, kjo është pispilia e mamit tim, Dritës, e cila sot na sheh nga lart.

Në fakt mbaj mend nga fëmijëria që mami herë i thoshte pispili e herë shapkat. Nuk e mbaj mend fort mirë kush ishte ndryshimi, se më duket se kishte një gjë ndryshe, por nuk më kujtohet.

Në fakt, pispilia e mamit ishte pjata e preferuar e motrës sime. Unë nuk mbaj mend ta kem pas shumë qejf para se të largohesha nga shtëpia. Ama, kur largohesh nga shtëpia e jeton më vete, të merr malli për të tilla gatime. Unë e kam bërë disa herë, por sipas stilit tim dhe sipas udhëzimeve me telefon shkurt nga mami. Mua më mjaftonte të ma kujtonte në telefon, dhe pastaj e ftilloja vetë recetën. Mirëpo motra… ajo u tregua e zgjuar dhe ia mori me shënime.

E ja ku jam sot, po postoj këtë pjesëz nga mami im. Sa herë e lexoj shkrimin e saj, më kthehet në memorie zëri i saj, e qeshura, komentet kur i duhej të shkruante diçka. Sot, më duken kaq të largëta si kujtime. Nëse do ta dija më parë që demenca do ta rrëmbente para kohe, do isha munduar ti merrja më shumë kujtime të tilla 😢

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading