Bukë me vete-seria për të rritur. Siç ju kisha premtuar, po sjell disa ide për lunchbox për të rritur. Për këtë javë mendova të sjell 5 kombinime për të marrë bukën me vete. Sot po e nis me Bukë me vete-Dita 1.
Teknikisht nuk duhet të jetë e vështirë kompozimi i bukës me vete. Mund ta bëni interesante për syrin si në këtë javë që po ndaj unë,ose mund të vijoni me gjellën që keni përgatitur një natë më parë.
Të dy versionet janë shumë po shumë të mira. Unë personalisht po ndjek një stil ndryshe me familjen time. Duke qënë se tashmë të gjithë kthehemi vonë, gjellën që kam planifikuar të hanim në drekë e kemi kaluar si vakt darke. Hamë të gjithë në orën 5:30-6:00 dhe e mbyllim me të ngrënën. Më parë gjellën e hanim po në orën 5:30 por në 10-11 na kapte uria dhe hanim darkën. Në të dy rastet, mëngjesi gjithmonë është ngrënë në shtëpi.
Tashmë kam filluar tu lë fëmijëve diçka gati në shtëpi pasi ata rreth orës 2-3 janë në shtëpi. Kështu deri pasdite nuk u erren sytë nga uria. Ndërsa unë dhe im shoq, boll i kemi dy vakte pasi dhe metabolizmi ynë nuk është më si më parë. Për t’ju përshtatur stilit të ri të ushqyerjes, kam ideuar këto bento box që ti kenë fëmijët gati në shtëpi. Sigurisht, jo gjithmonë ia dal, por rëndësi ka të mos dorëzohem :-).
Bukë me vete-Dita 1
Notes
Për këtë recetë, unë kam përdorur recetën e salcës ajoli që e gjeni në blog. Mund ta përgatisni në fundjavë dhe e keni gati kur t’ju duhet. Sigurisht që mund të përdorni edhe majonezë të blerë, por unë ju jap idenë edhe si ti përgatisni vetë disa gjëra që më përpara.
Përbërësit
- Për piten
- 🔹️ 1 pite
- 🔹️ 1 fetë djathë gouda
- 🔹️ 1 proshutë gjel deti
- 🔹️ 1 lugë çaji salcë ajoli *lexo seksionin Notes më lart
- 🔹️ 1 fletë sallatë jeshile
- Për shoqëruese/snack
- 🔹️pak bajame & 2 fik të thatë
- 🔹️pak rrush
- 🔹️si snack një vezë e zier dhe pak kastravec
Instructions
- Në njërën anë të tasit vendosim vezën dhe kastravecin.
- Shtojmë gjithashtu pak fruta të freskëta dhe të thara si bajame, fik i thatë e pak rrush meqë ka sezonin.
- Për sanduiçin; Lyejmë piten me salcën ajoli (lexo shënimin).
- Sistemojmë mbi të proshutën (ose fileto pule nëse e përgatisni vetë), djathin dhe sallatën.
- E palosim dhe e presim në dysh që ta sistemojmë në tas.
Leave a Reply