Sa kuptohem unë kur jam me dietë? Kur mungoj me postime. Sot po rikthehem me këtë bukë proteinike me qiqra & bathë. Në fakt u bë disa kohë që ndjek rregjimin e Adës (linku këtu) dhe krahasuar me vjet jam gati-gati 10 kg më pak. Qenka shumë po shumë e vështirë që heqësh kg e tepërta përtej një moshe. Shto këtu edhe një person nepsqar si puna ime.
Për ne shqiptarët buka është e shenjtë hahaha. Biles akoma nuk themi:
“ja do ha drekë tani“, po themi, “Ja do ha bukë e erdha“, ose “A do hamë bukë tani?” etj etj
E me këtë në mendje Ada, ne hapi horizontin me versione të reja bukësh që mund ti konsumojmë pa frikë. Tani unë si Nevila që jam, po se ndryshova içik recetën, nuk do isha unë.
Tamam tamam nuk u nisa të bëja bukë, po një ditë kur bëra falafel, më tepruan bathë dhe qiqra që i kisha lënë në ujë. E unë nuk hedh asgjë, ndaj bëra këtë Bukë Proteinike me Qiqra & Bathë.
Bukët e përgatitura me legume apo pseudo-drithra si quinoa, meli apo hikrra, janë bukë dense. Janë të pasura me proteina dhe fibra gjë që bëjnë të mundur të ngopesh edhe me nje fetë. Kombinimet janë nga më të ndryshmet, dhe sapo t’ia marrësh dorën, mund të bësh çudira.
Tek receta e mëposhtme ju kam lënë edhe një këshillë se si ta ruani këtë bukë të veçantë, ndaj lexojeni me kujdes.
Pafshim.
Bukë Proteinike me Qiqra & Bathë
Notes
Disa këshilla për ta ruajtur. Duke qënë bukë shumë dense, mund të prishet shpejt. Ndaj, priteni në feta. Çdo fetë mbështilleni me letër pjekje dhe futini në qese me zip. Qesen ruajeni në ngrirje. Para konsumi nxirrni vetëm aq feta sa do kosumoni dhe ose thekini në toster ose lereni të vijë në temp ambjenti.
Përbërësit
- 🔹200g qiqra të thata
- 🔹150g bathë të thara
- 🔹2 lugë gjelle përzierje farash (luledielli, lini, kungulli, susam)
- 🔹50g bajame të pa pjekura
- 🔹1 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹1 lugë çaji maja birre
- 🔹6g lëvore psyllium
- 🔹150ml Ujë ( ose sa mjafton për të krijuar një brumë të trashë)
Instructions
- Nxehni furrën në 180°C.
- Lëmë qiqrat dhe bathët në ujë gjatë natës. Të nesërmen kullojini dhe shpëlajini mirë.
- Në një blender, kombinoni qiqrat, bathët, vajin e ullirit, psylliumin majanë dhe kripën dhe rreth 150ml ujë sa për të krijuar një brumë të trashë.
- Përziejeni derisa të bëhet i lëmuar por i trashë – ngjashëm me brumin e muffins.
- Shtojmë bajamet dhe farat mix dhe i trazojmë që të bashkohen.
- Hidheni në një tavë drejtkëndore buke të veshur me letër pjekje.
- Lëreni të pushojë për 30–45 minuta (opsionale, për fermentim të lehtë).
- Piqeni për 20 minuta në tavën e vet dhe pastaj 25-30 minuta në letrën e pjekjes në mënyrë që të kullojë mirë dhe të marrë ngjyrë lajthi të bukur.
- Lereni të ftohet shumë mirë para se ta prisni.
Nutrition Facts
Bukë Proteinike me Qiqra & Bathë
Serves: 14 feta
|
Amount Per Serving: 1 fete
|
||
|---|---|---|
| Calories | 83.5 | |
| % Daily Value* | ||
| Total Fat 5 | 7.7% | |
| Saturated Fat 0.5 | 0% | |
| Trans Fat 0 | ||
| Cholesterol 0 | 0 | |
| Sodium 4.1 | 0.2% | |
| Total Carbohydrate 7.1 | 2.3% | |
| Dietary Fiber 2.5 | 8% | |
| Sugars 1.1 | ||
| Protein 3.5 | ||
| Vitamin A | Vitamin C | |
| Calcium | Iron | |
* Percent Daily Values are based on a 2,000 calorie diet. Your daily values may be higher or lower depending on your calorie needs.
Bake My Day Happy













Leave a Reply