Si të ngrijmë ushqimet dhe disa këshilla

Si të ngrijmë ushqimet dhe disa këshilla; Si te ruajme shijet e veres edhe ne dimer? Fare thjeshte, duke e ngrire, ja se si…

Ka shumë mënyra se si mund të ruajmë ushqimet që ti konsumojmë atëhere kur nuk janë në sezon.

  • Mund t’i ruajmë në ngrirje (siç do ta shihni në video)
  • Mund ti dehidratojmë (pra thajmë)
  • Mund t’i konservojmë në kavanoza qelqi

Në sezonin e verës, kur disa fruta dhe perime arrijnë pikun e rrjedhimisht çmimin më të ulët, është mirë të blejmë në sasi dhe ti kemi për dimër. Për shembull, a nuk do ju shijonte të hanit në dhjetor një tartë të mirë me pjeshkë të karamelizuara?

Apo të hani një tavë turli mix me patëllxhanë e bamje në shkurt? Ja pra, mjafton ti blini me çmim te ulët e në sasi. Të punoni si bletët punëtore që të hani mirë dhe lirë edhe në dimër. Në vijim të këtij postimi unë do ju publikoj herë pas herë se çfarë kam zgjedhur unë të ruaj për dimër.

Po si fillim, do ju sqaroj në videon më poshtë Si ti ruajmë ushqimet në ngrirje dhe disa këshilla te tjera

Pra, siç ju kam thënë në video, ngrirja është miku juaj më i mirë dhe mundohuni ta pajisni mirë. Përdorni paketime që nuk ju zënë shumë vend. Kështu mund të maksimizoni hapësirën e frigoriferit sa më mirë të mundeni. Qeset që përdorni për frutat apo perimet mund ti ripërdoni duke i larë mirë e ti thani. Kështu nuk rëndojmë as ambjentin. Nëse do përdorni ambalazh qelqi e nëse do ruani lëngje, kujdesuni që mos t’i mbushni më shumë sesa 2/3 e volumit. Kjo pasi lëngjet në ngrirje shtojnë volumin e tyre dhe rrezikoni që ena t’ju thyhet.

Rregulli i artë i ngrirjes që nuk duhet kurrë anashkaluar është që : “Çfarë shkrihet, NUK DUHET TË RINGRIHET MË”. Pra çdo gjë që nxirrni nga ngrirja nuk kthehet mbrapsht pasi humb çdo vlerë nëse ri-ngrihet.

Për pjesën më të madhe të ushqimeve, duhet bërë proçesi i parangrirjes. Sistemoni frutat/perimet mbi një enë që ua nxë ngrirja. Me fruta nënkuptoj gjithë llojet e frutave që mund të ngrihen si rrushi, fiku, pjeshkët, nektarinat, qershitë, gjithë llojet e frutave të pyllit. Mund të ngrini kokrrat e shegës, banane në feta, lëngjet e agrumeve (në kubat e akullit), hurmat, kumbullat e zeza, ananas, mango etj…

Si bëhen ngrirja në mënyrën më efektive? Sistemojini në një shtresë të vetme. Ngrijini ashtu zbuluar për 30-40 minuta dhe më pas paketojini në qese. Ky proçes bën të mundur që ato të mos ngrijnë në një copë akull të madh, por të jenë të shkëputura kokrra nga kokërr.

2 Comments

  1. Keshilla te vlefshme, faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading