Çfarë është chayote dhe si përdoret

Çfarë është chayote dhe si përdoret ai në kuzhinë? Chayote, i cili lexohet Çajote ( dhe jo kojote apo kojota si në disa websites) është një perime.

Kjo lloj perimeje hyn në familjen e kungujve dhe është varietet indigjen i Meksikës. I mbjellë prej shekujsh nga popullata indigjene indiane të cilët e quanin Chayutli (Çajutli). Ndryshe meksikanët e quajnë edhe perimja dardhë (vegetable pear). Kjo sepse nëse e gatuan në avull ka të njëjtën teksturë si dardha e zier vetëm se jo e ëmbël.

Është shumë i pasur me antioksidantë dhe ndihmon në uljen e kolesterolit, ndihmon në shëndetin e mirë të zemrës, ndihmon në mbrojtjen ndaj tumoreve etj…

Ka disa varietete që rriten në Meksikë. Jeshile me gjëmba, jeshile pa gjëmba, jeshile të errët, të verdhë etj. Në përgjithësi lekura qërohet, edhe te varietetet pa gjemba. I vetmi rast kur hahet me lëkurë është varieteti i Karaibeve i cili është i vogël dhe me lëkurë të hollë.

Çfarë lloj bime është Chayote?

Çajote është një bimë e përhershme në formën e hardhisë. Nëse keni baçe, mund ta mbillni fare kollaj edhe nga një çajote e blerë. Mjafton të lini një kokërr çajote në një vend të errët me pak lagështirë dhe në dimër do fillojë vetë të lëshojë rrënjë. Në këtë moment mund ta transferoni nën tokë (dikur rreth fillimit të shkurtit) dhe pastaj e gjen vetë rrugën. Duhet vetëm ti vendosni një gardh ku bima të ngjitet pasi siç thashë, është në formën e hardhisë.

Duke pasur shumë antioksidantë, ky frut pasi qërohet (lëkura duhet hequr) ka veti të nxihet shpejt ndaj duhet spërkatur me pak limon. Konsumohet krudo (në sallata), i gatuar në avull, për supë, në ëmbëlsira etj.

Si qërohet Chayote?

Në paragrafët më lart, ju thashë se çfarë është chayote dhe tani po ju shkruaj se si përdoret. Duke qënë një perime me gjemba, proçesi i qërimit është pak i vështirë, po unë jam këtu për t’ju treguar si.
Më poshtë, po ju vendos një video se si të manovroni një chayote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading