Bread machine- pajisja që bën bukën vetë

Gjatë pandemisë, kjo Bread machine- pajisja që bën bukën vetë do ju kishte shpëtuar nga mielli nëpër duar. Tashmë u bënë gati 20 vjet që nga pajisja e parë e bukës që kam përdorur.

Në ato vite sapo kishte filluar të bëhej trend pajisja e bukës. Kur e pashë që im atë kishte disa të tilla në dyqan më ndritën sytë. E dija që një do ma jepte mua, dhe ashtu ndodhi.

Sipas modeleve që qarkullojnë në treg, kanë diferencime në formë, fuqi, programe etj. Megjithatë, në parim të gjitha kanë opsionet e mëposhtme:

  • Programi për bukën e bardhë
  • Programi për bukën integrale
  • Programi i shkurtër
  • Programi për bukë të ëmbla/kek
  • Programi për reçel
  • Programi për brumë pice (pra nuk përdor pjekje)
  • Programi vetëm për pjekje

Përtej programeve më lart, çdo model /markë makinerie ka dhe shtesa të tjera që i diferencojnë nga njëra tjetra.

Çfarë është në thelb Bread machine– pajisja që bën bukën vetë?

Nga vetë emri, është një pajisje që bën bukën vetë. Mjafton të hidhni ujin, miellin, majanë, kripën, të shtypni programin që doni dhe pas pak orësh, bukën e keni gati. E thënë lehtësisht fare dmth. Rradha e hedhjes së përbërësve në koshin e makinës së bukës është si vjon:

  • Të lëngëtat (ujë apo qumësht, vezë, vaj etj) në varësi të recetës që do bëni
  • Të thatat (mielli, kripa, sheqeri, pluhuri pjekës apo majaja e birrës)
  • Fara mix apo fruta të thata nëse do përdorni.

 A harxhon shumë energji elektrike?

Pyetje mëse normale për çdo pajisje elektrike. Jo, as kjo nuk harxhon shumë energji. Për të vetmen arsye se proçesi i pjekjes është maksimalisht 50 minuta dhe duke qënë hapësirë e vogël, ngrohet shpejt.

Për kë është e përshtatshme makina e bukës?

Ato familje që konsumojnë shumë bukë, apo kanë merak të konsumojnë bukën e blerë, mirë është ta kenë një pajisje buke në shtëpi. Çfarë dallon nga buka e blerë është që buka qëndron e butë për më shumë se 3 ditë dhe nuk thahet. Sigurisht që keni ju kontroll mbi cilësinë e përbërësve por dhe mbi varietetin.

Çfarë mund të gatuajmë në makinën e bukës?

Mund të gatuani jo vetëm bukë aty, por edhe kek, edhe reçelra të ndryshëm etj. Në gati një orë mund të përgatisni brumë për pica apo fokaçe etj.

Si përfundim, a ia vlen të investojmë në një pajisje buke?

Shkurt pastër bukur. Nëse më pyesni mua PO. Ama, nëse keni vend mjaftueshëm në shtëpi dhe i jeni përgjigjur pyetjeve më lart me PO, Atëhere ia vlen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading