E kush nuk bëhet për një Mini donuts me boronicë blu. E shënova blu se ne në shqip boronicë quajmë edhe cranberry-n e që mos bëhemi lëmsh.
Ndonjëherë, momentet më të thjeshta janë ato që të sjellin më shumë gëzim. Për mua psh, është të pjek ëmbëlsira. jo më kot blogu im ka këtë emër apo jo hihihi.
Këto mini donuts me boronicë blu janë një mënyrë perfekte për të shtuar një dorë gëzimi dhe ëmbëlsie në familje. E kur përgatiten në pak minuta mund të gatuhen edhe në fundjavë për një brunch super.
Nejse, se fjalët e tepërta thotë populli, janë fukarallëk, kështu që po ju lë rehat të lexoni recetën.
Mini donuts me boronicë blu
Përbërësit
- Për 10 mini donuts:
- 🔹️ 1 ⅓ kupë miell
- 🔹️ ½ kupë sheqer kaf
- 🔹️ pak kripë
- 🔹️ 1 lugë.çaji maja ëmbëlsirash
- 🔹️ 2 vezë
- 🔹️ 50ml kos + 100ml qumësht
- 🔹️ 2 lugë gjelle vaj
- Për veshjen me boronicë:
- 🔹️ 1 kupë sheqer pluhur
- 🔹️ 2 lugë gjelle boronicë
Instructions
- Ndezim furrën në 180°C. Në një tas të madh trazojmë miellin, sheqerin, kripën dhe pluhurin pjekës të ëmbëlsirave. I trazojmë mirë me pirun. Në një enë të vogël bashkojmë kosin me qumështin vajin dhe vezët. I hedhim të lëngëtat te të thatat dhe i trazojmë deri sa mielli të njomet por pa e trazuarë tepër sesa duhet.
- I hedhim në tavën me format e donuts ose në ato për minikek dhe i pjekim deri sa brumi të kullojë, gati 15 minuta.
- Ndërkohë që kekët piqen, gatuajmë pak boronicat me 1 lugë gjelle ujë sa të zbuten. Lëngun e tyre e kullojmë mbi sheqerin pluhur dhe e trazojmë që të njomet i gjithë sheqeri. Masa duhet e trashë në mënyrë që donuts të vishen bukur.
- Pasi donuts janë pjekur, i heqim nga forma dhe i lëmë të ftohen pak. Pastaj, i lyejmë me sheqerin me boronicë.
Anonymous
21 Dhjetor, 2024 at 10:04 amJe e mrekullushme! Zoti ta bëftë mbarë për çfarë të kesh dëshirë! Leti
Bake My Day Happy
21 Dhjetor, 2024 at 10:06 amSa e mirë je, shumë faleminderit ❤️