Pulë e zezë e pjekur

Jump to recipe

Keni dëgjuar më parë ndonjë pjatë me emrin pulë e zezë e pjekur? haha duket si lojë fjalësh por është e vërtetë.

Pula e zezë quhet e tillë sepse mishin, kockat biles edhe organet e brendshme i ka të zeza. E ka origjinën nga Kina dhe unë e kam blerë në Jmart në Flushing, NY. Pra ska se si të ishte ndryshe, vetëm në një market aziatik mund të gjendet. Duke qënë diçka shumë e veçantë, që në Shqipëri s’ka shanse të gjendet për shitje, po ndaj pak info. Në fakt këto pula i kam parë që shiten të gjalla vite më parë te Pazari i Ri, por nuk e di nëse njeri i tregton për mish.

Në Kinë, kjo pulë quhet Pula e mëndafshtë (Silkie Chicken) dhe për ironi, puplat i ka kryesisht të bardha. Në vendet perëndimore, kjo pulë zakonisht përdoret si shpend shtëpie e jo për tu ngrënë.

©Foto e marrë nga Interneti- Pula e mëndafshtë (Silkie chicken)

Në Kinë, kjo pulë konsumohet që nga shekulli i 7-të dhe ka shumë veti kurative. Biles, diku kam lexuar që gratë lehona, konsumojnë shumë pulën e zezë për të marrë energji pas lindjes. Gjithashtu, lëngu i supës me kockat e zeza ka shumë veti kururese për gjakun, mushkërinë dhe stomakun. Krahasuar me pulën tradicionale, kjo pulë ka më pak yndyrë dhe shije midis pulës dhe rosës.

Duke mos pasur yndyrë, e bën mishin rrjedhimisht pak të fortë, të ngjashëm me zogjtë e pulës së fshatit që hamë në Shqipëri. Edhe pse unë them në fillim të recetës që kjo është një Pulë e zezë e pjekur, unë i dhashë një valë para. E në fakt, jo vetëm për të zbutur mishin, por edhe për ti marrë pak lëng për supë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading