Nuk është e vështirë të bësh vetë Mochi me pastë fasule të kuqe në shtëpi. Po para se të kalojmë te receta ju e dini që unë jap ca info para 😄😄.
Çfarë ëmbëlsire është Mochi (moçi) ?
Mochi është një ëmbëlsirë japoneze tradicionale, e bërë kryesisht nga miell orizi glutinoz. Është një përzierje e miellit të orizit glutinoz, ujit dhe sheqerit, e cila duke e zier bëhet një substancë e butë dhe elastike. Mochi mund të mbushet me një gamë të gjerë ingredientësh si pastë fasulesh të kuqe (receta direkt poshtë fotove), ose pastë lotusi e cila shitet e gatshme. Kjo e fundit është pak vështirë të gjendet në Shqipëri, por ndoshta një ditë edhe mund të gjendet më kollaj.
Si e bëra pastën e fasuleve për mbushje?
Shumë thjesht, ju duhen vetëm lloji i fasuleve, që quhet azuki. Këtë mbushje mund ta përdorni të mbushni edhe mooncakes (recetën do e gjeni në blog).
Pastë fasule të kuqe
Përbërësit
- 🔹️ 500g fasule azuki të kuqe
- 🔹️ 250g sheqer
- 🔹️ pak vanilje (opsionale)
Instructions
- Lëmë fasulet azuki të kuqe në ujë për gati 6 orë ose gjatë natës.
- Te nesërmen (ose pas 6 orësh), i ziejmë fasulet në ujë të bollshëm deri sa të zbuten mirë, gati 1 orë.
- Më pas i kullojmë dhe i rihedhim në tenxhere. I bluajmë me mikserin e dorës deri sa masa blhet e njëtrajtshme.
- Shtojmë sheqerin dhe e gatuajmë në zjarr të ulët duke trazuar vazhdimisht për gati 30 minuta. Mos kini frikë nëse ju duket e hollë masa, pasi kur ftohet trashet.
- Hidhni vaniljen nëse dëshironi.
- Kur masa ftohet e keni gati për mbushjen e mochi.
Tani të kalojmë te receta për Mochi me pastë fasule të kuqe se mbushjen e mësuat si bëhet.
Sigurisht që recetën për petën e orizit e mora nga interneti. Fundja, nuk kam asnjë gjyshe/gjysh me prejardhje aziatike që të ma ketë lënë shënim 🤣. Kështu që thjesht po përkthej recetën që përdora unë.
Mochi me pastë fasule të kuqe
Notes
Unë përdora stampë për këto mochi, por nuk është e nevojshme. Mjafton ta hapni brumin si petë, të vendosni mbushjen dhe ta mbzlln i petën si një byreçkë të vogël.
Përbërësit
- 🔹️ 100g miell orizi glutinoz
- 🔹️ 30g niseshte orizi ose misri
- 🔹️ 45g sheqer
- 🔹️ 170g qumësht
- 🔹️ 20g gjalpë
Instructions
- Përziejmë në një enë niseshten, sheqerin dhe miellin e orizit glutinoz.
- E kalojmë masën në një tenxhere që nuk ngjit. Shtojmë qumështin dhe e vëmë të gatuhet në zjarr të avashtë duke trazuar vazhdimisht.
- Masa do bëhet elastike dhe shkëputet nga anët.
- Në këtë moment, fikim zjarrin dhe shtojmë gjalpin. E trazojmë energjikisht deri sa gjalpi të përthithet.
- Masën homogjene e mbështjellim me qese celofan dhe e fusim në frigorifer për gati 20 min deri sa të ftohet mirë.
- Pasi ka kaluar koha e nevojshme, ndajml brumin në 8 pjesë. I hapim si disqe të holla brumi dhe i mbushim me pastën e fasuleve.
- E mbyllim petën mirë dhe i sistemojmë në pjatën e servirjes.
- Ju bëfshin mirë.
Leave a Reply