Kjo Tartë me krem vanilje dhe panna është më klasikja në tërësinë e tartave të mbushura me krem. Është gjithashtu dhe ëmbëlsira e preferuar e tim shoqi, por që unë nuk ia gatuaj shpesh 😢.
Kjo lloj tarte nis me pjekjen në të verbër (blind baked si e quajnë amerikanët), pra brumi piqet veçmas. Më pas mbushet me kremin e vaniljes që gatuhet veç dhe kremin me panna qumështi. Kur tarta piqet, duhet patjetër të ketë një peshë përsipër pasi vetëm kështu krijohet hapësira për ta mbushur me krem. Nëse nuk e pjek me peshë, brumi fryhet dhe kështu nuk do ketë vend për ta mbushur me krem., un
Nëse shihni tek foto e tretë më poshtë, unë kam përdorur si pesha gurë plazhi hahaha. Mjafton ti lani mirë dhe ti vini sipër një letre pjekjeje dhe i keni siguruar vetes pesha bio hihihi.
Ok, që mos ta zgjas me fjalë se i di ato memet që qarkullojnë për ne blogerët dhe kalojmë te receta.
Tartë me krem vanilje dhe panna
Përbërësit
- Brumi:
- 🔹️ 2 kupa miell
- 🔹️ 140g gjalpë i ftohtë
- 🔹️ 1 l gjelle sheqer
- 🔹️ pak kripë
- 🔹️ pak ujë të ftohtë për lidhjen
- Kremi i pastiçerisë:
- 🔹️ 3 të verdha vezë +1 e plotë
- 🔹️ 25g niseshte
- 🔹️ 25g sheqer
- 🔹️ 1 kupë panna
- 🔹️ 1 1/2 kupë qumësht
- 🔹️ vanilje
Instructions
- Ngrohim furrën në 220°C.
- Përgatisim brumin. Në 1 mixer me thika hedhim gjithë përbërësit për brumin përveç ujit. E pulsojmë dhe shtojmë pak ujë deri sa brumi lidhet.
- E shtrojmë në një tavë për tarta me diametër 22 cm dhe e fusim në frigorifer të pushojë ndërkohë që bëjmë kremin e pastiçerisë.
- Rrahim vezët me sheqerin e niseshtenë.
- Ndërkohë qumështin, panna-n dhe vaniljen i ngrohim në zjarr të ulët.
- Sapo të ngrohen pak, ia hedhim vezëve duke i rrahur shpejt.
- Masën e rikthejmë në tenxhere dhe e vlojmë sa kremi të trashet. E hedhim në 1 tas qelqi dhe i vëmë sipër 1 letër celofan që mos krijojë kore.
- Nxjerrim brumin dhe sipër 1 vëmë 1 letër kuzhine dhe disa pesha sipër (si ato që ju kam shkruar në fillim të postimit).
- E pjekim 20 minuta me peshat sipër dhe 20 minuta të tjera pa peshën sipër.
- E lëmë të ftohet dhe pasi është ftohur i hedhim kremin e pastiçerisë tashmë të ftohur.
- Në fund, e mbulojmë me krem panna të rrahur me pak sheqer pluhur.
- DO JU REKOMANDOJA TË MOS PËRDORNI PANNA ËMBËLSIRASH ME BAZË VEGJETALE.
Leave a Reply