Kek gluten free me cranberries të freskëta

Jump to recipe

Kek gluten free me cranberries të freskëta; Sepse edhe miqtë tanë që vuajnë nga intoleranca duhet të shijojnë një copë kek të mirë, Apo jo?

Maksimumin e shijes ky kek e ka nëse përdorni boronica të kuqe të freskëta (cranberries). Megjithatë, nëse jetoni në Shqipëri është pak e vështirë ti gjesh. Si zëvëndësues mund të përdorni boronicat e kuqe të thara pasi ato gjenden thuajse kudo. Mjafton ti lini rreth 30 minuta në ujë para përdorimit që të hidratohen paksa.

Përse sugjeroj të përdorni boronica të kuqe të freskëta? Sepse janë më të athta dhe i japin një ndjesi më të lehtë kekut, por edhe të thatat mund të bëjnë punë.

Si mendoni, do ta provoni edhe ju ta bëni këtë Kek gluten free me cranberries të freskëta?

Sot në mëngjes kur po shkruaja këtë recetë, mu fanit para syve fundjava. E dini si do doja të ishte fundjava ime ideale?

Me një filxhan kafe përpara, zgjimi me nge, një fetë kek, ndoshta pak shi përjashtë e unë mundësisht zgjuar vonë. Kjo do ishte receta perfekte për një mëngjes përtac.

Do thoni ju, çfarë të mungon ta kesh të tillë, asgjë, thjesht që sot është e premte e duhet të jemi në punë hihihihi.

Ok, boll me shkrime, po ju lë rehat të lexoni recetën… nëse do e bëni…dhe mirë do bëni 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading