Oktapod me ullinj dhe domate

Jump to recipe

Nuk quhet e diel nëse nuk ka peshk dhe sot kemi Oktapod me ullinj dhe domate. Dmth në 90% të rasteve hamë peshk se jo gjithmonë gjejmë dmth, por dëshira është të kemi peshk gjithmonë hihi.

Mënyra se si e kam pas bërë më parë oktapodin, ishte ta zieja (një zot e di se sa orë dmth) dhe pastaj e bëja për gatime të tjera dhe normal, hanim llastik. Tmerr, skandal deri sa hoqa dorë. Më pëlqen shumë oktapodi, por fakti që më dilte si llastik, më detyroi të hiqja dorë…. për ca kohë….

Në internet gjeta këtë recetë dhe që nga ai moment si ndahem më prej kohësh. Oktapod me ullinj dhe domate del i butë dhe sigurisht, nuk ka nevojë për shumë orë gatimi.

Gjithashtu, një metodë yll për të gatuar oktapodin është edhe ta bësh carpaccio. Që të jemi politikisht korrekt, carpaccio (karpaço) bëhet me produkt krudo, dhe oktapodi karpaço bëhet vetëm i zier. Unë do jua tregoj në nje postim tjetër këtë se nuk i kemi fotografitë për momentin 😘.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading