Sot e nisim ditën me këtë recetë për bukëza integrale me farro kokërr. Shpesh herë pyes ndjekësit e mi në Instagram për produkte që nuk dinë si ti gatuajnë. Një nga këto ishte farro ndaj vendosa që këto ditë të ndaj disa receta të thjeshta.
Ne Shqiptarët vdesim për çikë bukë, ndaj ku ka më bukur sesa ta nisim javën e postimeve me bukë, apo jo? E ndërsa në blog gjeni edhe një version me grurë, sot po ju sjell këto Bukëza integrale me farro kokërr dhe me pak kalori biles.
Përpara se të kaloj tek receta, dua t’ju flas shkurtimisht mbi farron. Farro është një varietet drithi shumë i lashtë. Krahasuar me grurin, ka më pak gluten dhe ka më shumë proteina. Duke pasur përmbajtje gluteni, nuk duhet konsumuar nga personat që vuajnë apo jane intolerantë ndaj glutenit. Në gatim mund të përdoret si zëvëndësues i orizit në të njëjtat receta ku përdoret edhe orizi.
Për t’ju shkurtuar punë, unë ju këshilloj që të zieni një sasi farro e ta keni gati për recetat tuaja gjatë javës. Mjafton të shpëlani farron nën ujë të rrjedhshëm dhe ta zieni në ujë të bollshëm deri sa të zbutet.
Bukëza integrale me farro kokërr
Përbërësit
- 🔹️ 150g miell integral
- 🔹️ ½ tsp pluhur pjekës
- 🔹️ ½ tsp sodë buke
- 🔹️ ½ tsp kripë
- 🔹️ 100g farro kokërr i zier
- 🔹️ 180ml qumësht soje (ose dhe lope)
- 🔹️ 20g vaj ulliri
- 🔹️ pak lëng limoni
Instructions
- Ndezim furrën në 210°C.
- Në një tas shtojmë miellin, kripën, sodën e pluhurin pjekës. I trazojmë disi.
- Shtojmë farron, vajin, lëngun e limonit e qumështit.
- I trazojmë mirë dhe e kalojmë masën një tavë me 8 gropëza që e kemi lyej me vaj.
- Në mungesë të tavës si në foto, përdorni një tavë për minikek.
- I pjekim bukëzat për rreth 20-25 minuta.
Nutrition Facts
Bukëza integrale me farro kokërr
Serves: 8 racione
Amount Per Serving: 1 bukë
|
||
---|---|---|
Calories | 115kCal | |
% Daily Value* | ||
Total Fat 4g | 6.2% | |
Saturated Fat 1g | 5% | |
Trans Fat 0 | ||
Cholesterol 0 | 0 | |
Sodium 162mg | 6.8% | |
Total Carbohydrate 17g | 5.7% | |
Dietary Fiber 2g | 8% | |
Sugars 0 | ||
Protein 4g |
Vitamin A | Vitamin C | |
Calcium | Iron |
* Percent Daily Values are based on a 2,000 calorie diet. Your daily values may be higher or lower depending on your calorie needs.
Bake My Day Happy
Leave a Reply