Sallatë me quinoa (kinua)

Jump to recipe

Sallatë me quinoa (kinua) është propozimi im për ju sot.

Vera po afron dhe sigurisht, duam receta të lehta por sidomos të thjeshta e pa gatim.

A dinit se quinoa e zier duron perfekt në ngrirje? Mund ta shkrini më pas në frigorifer (tek fresku) dhe ta përdorni të ftohtë si në videon time ose ta ngrohni mbi sobë. Pra, nëse keni gatuar mjaftueshëm quinoa dhe nuk e konsumoni dot të gjithën, apo keni pak kohë të lirë dhe doni të parapërgatisni disa ushqime që ti keni gati për netët e javës, kjo do ju shpëtojë jetën.

Mjafton ta paketoni quinoan në qese, mbyllini mirë duke i hequr sa më shumë ajër që të mundeni dhe ngrijeni. Mos harroni ta etiketoni gramaturën dhe datën e ngrirjes (dhe ça ka brenda 🤣).

Nëse doni të dini pak më shumë për quinoan, ju këshilloj të lexoni këtë postimin këtu.

Më poshtë keni një video të shkurtër se si ta përgatisni këtë Sallatë me quinoa (kinua).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading