A e dini se mund ta përgatisni fare kollaj Kos vegan me qumësht soje në shtëpi?
Deri më sot kisha dështuar të bëja vetë kosin në shtëpi, lere më të tentoja të bëja kos vegjetal.
Por si nisi e gjitha kjo?
Një ditë të bukur vere, vendosa të sfidoj veten time e të kthehesha vegan për dy javë. E keshtu iu futa hulumtimit të recetave të ndryshme në internet për të planifikuar se çfarë do haja për këto dy javë.
Si çdo vegan i respektuar, në shtëpinë time nuk mund të mungonin:
- Qumështi vegjetal (si ky qumështi i tërshërës këtu, qumësht soje, bajameje etj.
- Kosi vegjetal (si ky i kokosit këtu, kos soje)
- Tofu (ky duhet të ishte i pari, po nejse hahaha)
Meqë kosi i kokosit kishte pak shkencë të vështirë, mendoja të provoja sojën. Bëra kaq mirë se u mrekullova me rezultatin final aq sa nuk do te ritentoj të bëj të kokosit.
Populli thotë, fjalët e tepërta janë fukarallëk, ndërsa në kohët e sotme duhet thënë që Fjalët e teperta, largojnë lexuesin. Kështu po ju hedh direkt te receta për Kos vegan me qumësht soje që ta provoni edhe vetë.
Unë përdora dehidratorin si ambjent për të ndihmuar bërjen e kosit, por edhe sipas metodës së vjetër, tas i mbuluar dhe futur brenda në furrë të fikur funksionon.
Për herën e parë do ju duhet kos soje i blerë për të ndihmuar fermentin, pastaj mjafton të ruani dy lugë nga kosi juaj
Kos vegan me qumësht soje
Përbërësit
- 🔹️ 700ml qumësht soje të ngrohur sa ta durojë gishti
- 🔹️ 2 lugë gjelle kos nga ky i bleri në foto
Instructions
- Ngrohim qumeshtin e sojës deri sa të durojë gishti i vogël nxehtësinë.
- I trazojmë mirë qumështin me farën, po kujdes mos jetë qumështi i nxehtë pasi i dëmton bakteret e mira dhe kosi nuk bëhet.
- E vendosim në dehidrator në temp 40gradë për 6 orë ose brenda në furrë me dritën ndezur.
- Më pas e lëmë në frigorifer për 2-3 orë që të mpikset mirë.
- Pasi të jetë bërë kosi i parë, ruani gjithmonë nga dy lugë, si farë për kosin e rradhës.
Leave a Reply