Për ata që e humbën pjesëmarrjen time në Instafood- Ku gatuam tarta pa gluten, mund ta shihni këtu.
Ne së bashku me Mirelën gatuam dy receta të thjeshta, një sallatë dhe një ëmbëlsirë të lehtë. Receta ime nuk ishte recetë e re pasi e gjeni të postuar këtu në blog prej kohësh, ama se kishit parë me video.
Në sezonin e parë të Instafood, fatkeqësisht nuk isha e përgatitur që të kisha një video, sepse nuk mendoja se nuk do ta gjeja në Youtube, por kësaj rradhe arrita realizoj.
Është gjithmonë kënaqësi të gatuash me Mirelën e Papare sepse jo vetëm të bën të ndihesh si në kuzhinën tënde, por ka dhe momente shumë gazmore
Receta që vendosa të sjell kësaj rradhe i ishte dedikuar atyre personave që vuajnë nga intolerancat e ndryshme ushqimore. Një ëmbëlsirë shumë e shpejtë dhe që shijon kaq shumë në çdo stinë të vitit.
Tani ti lëmë fjalët menjanë, po ju lë të dëgjoni videon, ndërsa recetën e gjeni më poshtë.
Instafood- Ku gatuam tarta pa gluten
Tarta pa gluten me krem meli
Notes
Kujdesuni që hurmat e Arabisë të jenë të buta, ose ndryshe, lerini në ujë për 10 minuta që të zbuten.
Përbërësit
Për bazën:
- 🔹️ 1 kupë tërshërë petë
- 🔹️ ½ kupë bajame të papjekura
- 🔹️ 2 lugë gjelle gjalpë kokosi
- 🔹️ 3 hurma arabie pa bërthamë
- 🔹️ Pak kripë
- 🔹️ 1 – 2 lugë gjelle ujë të ftohtë nëse duhet për të lidhur brumin
Për kremin:
- 🔹️ ½ kupë mel kokërr I shpëlarë shumë herë në ujë
- 🔹️ ½ kupë qumësht kokosi
- 🔹️ 1 kupë ujë
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 🔹️ Pak vanilje
- 🔹️ Fruta sipas dëshirës për dekor
Instructions
- Në recetën e Magdës përbërësit e bazës nuk kanë nëvojë për pjekje, por unë I poqa duke qënë se më pëlqen aroma e bajameve dhe tërshërës së pjekur
- Ndezim furrën në 200ºC dhe pjekim tërshërën dhe bajamet deri sa të lëshojnë një aromë të mirë, rreth 10 minuta. Kujdes se frutat e thata digjen shpejt
- Fusim në mixer me thikë bajamet, tërshërën, dhe I bluajmë sa më imët. Pastaj shtojmë edhe përbërësit e tjerë (përveç ujit) dhe I bluajmë sa masa të bëhet brumë. Nëse nuk lidhet mirë, shtoni edhe ujin, pulsoni mikserin deri sa të bëhet një masë
- Ndani brumin në 4 pjesë dhe shtypeni mirë në enët apostafat për tarta
- I lëmë të mpiksen dhe merremi me kremin
- Shpëlajmë mirë melin në ujë të rrjedhshëm. E vemë të vlojë në zjarr të ulët së bashku me ujin. Do ta ziejmë deri sa të zbuten mirë. Kur ta ketë pirë mirë ujin shtojmë sheqerin, qumështin e kokosit dhe vaniljen. I vlojmë edhe për 2 minuta dhe e bluajmë kremin me mixer dore sa të bëhet si krem. Mos u frikësoni se del e ujshme pasi duke u ftohur trashet
- Hidhni kremin mbi tartat dhe lerini në frigorifer të ftohen
- Për servirje shtoni fruta sipas dëshirës
Leave a Reply