Crepe me pluhur panxhari

Jump to recipe

Kjo recetë për Crepe me pluhur panxhari është kaq e thjeshtë dhe po kaq e shijshme.

Në blog kam postuar një recetë me spinaq ndërsa kësaj rradhe po e sjell me panxhar. Kështu nëse doni të fantazoni, bëjini të dy versionet dhe krijoni një pjatë unike.

Unë panxharin e kisha në format pluhur sepse e kisha tharë në dehydrator që kur kam ndarë recetën me ju. Megjithatë, nëse shtoni 2 lugë gjelle pure panxhari, do keni të njëtin rezultat, vetëm se do shtoni pak qumësht që mos trashet brumi.

Këtë recetë e bëra në kuadër të javës së shëndetshme të lunchboxes që bëmë me Rolina Naco. Krepat janë një ide shumë interesante për tua vënë, jo vetëm fëmijëve, në bukën me vete. Ngjyra e kuqe e thellë I jep një pamje shumë të bukur dhe të ndjell për ta ngrënë. Plus, kanë dhe vlerë të shtuar sepse kanë përime në përbërje.

Edhe nëse nuk keni shumë kohë, mund ti përgatisni krepët kur keni kohë dhe ti ruani në nj ëkuti me mbyllje hermetike. Keshtu do mund ti keni gati gjatë javës, për ti mbushur si me të ëmbla, ashtu edhe me të kripura.

Tani po ju lejoj të lexoni më poshtë recetën për Crepe me pluhur panxhari :-). Ju bëftë mirë.

2 Comments

  1. Nev je duar arte dhe shume shpirt njeriu! ♥️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading