Pulë me petë të pjekura

Jump to recipe

Në blog e kam një recetë për Pulë me petë të pjekura në saç, por sot zgjodha ta sjell me video.

Nga zonat e Korçës, ne gatuajmë shpesh pulën me petë. Në fakt sekreti është te bërja vetë e petëve dhe pjekja e tyre mbi sobë, por me pianurat e sotme, vështirë se mund ti pjekim. Kështu unë kam zbuluar këto  petat e pjekura në saç që i gjeni në ngrirje nëpër supermarkete që janë afër atyre të bëra vetë.

Gjithsesi, nje menyrë se si ti piqni petët jua kam treguar në këtë postim.

Unë kam marrë pulë fushe tek Driza Company 400lek/kg tek dyqani i tyre te pazari i ri. Zgjodha këtë lloj pasi ka mish të fortë dhe zierja e më pas pjekja nuk do ma shkalafitnin mishin 😅. Plus nxjerr super lëng. 

Nga kjo recetë, lëngun e ruajmë dhe e përdorim më vonë për supë, pilaf, gjellë etj.

Personalisht ose e ngrij, ose e bëj supë të nesërmen. Kjo më tepër për të “larë” ndërgjegjjen që një ditë më parë hëngra brumë.

Si do që të jetë, mbani gjithmonë parasysh që në kuzhinë nuk hidhet asgjë poshtë.

Por tani, mjaft me fjalë e të kalojmë te receta jonë Pulë me petë të pjekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading