Para shume vitesh firma Tescoma më dhuroi këto forma hekuri me të cilat gatuhen këto Petulla kërce të Alto Adige.
Që nga ai vit e deri më sot, kam tentuar të bëja shumë receta, por kam dështuar me të gjitha. Ose petullat nuk më shkëputeshin nga hekuri, ose petullat nuk dilnin kërce etj…
Një ditë, rastësisht gjeta recetën tek blogu im I preferuar Giallo Zafferano. Kështu që kjo recetë që po ndaj sot është thjesht përkthim I recetës së tyre.
Arsyeja pse po e ndaj në blog, është pikërisht që nëse ndonjë ditë ju bien në dorë këto forma, të dini së çfarë recete të përdorni për ti gatuar.
Megjithatë, edhe për ju që nuk I keni këto forma, mos u dëshpëroni. Ekziston një mënyrë se si ti bëni edhe ju.
Merrni një qese pastiçerie dhe kaloni aty të gjithë brumin. Hapni fare pak majën e qeses dhe hidhni brumin në formë të çrregullt në vajin e nxehtë (si në këtë recetën këtu).
E bukura e këtyre Petulla kërce të Alto Adige, është që edhe të nesërmen vijojnë të jenë kërce. Une i servira me sheqer pluhur, por mund të përdorni edhe Nutella nëse vertet e pëlqeni.
Petulla kërce të Alto Adige
Përbërësit
- 🔹️ 100g miell
- 🔹️ 1 vezë
- 🔹️ vanilje
- 🔹️ 20g sheqer
- 🔹️ 160g qumësht
- 🔹️ pak kripë
- 🔹️ sheqer pluhur për spërkatje
Instructions
- Përziejmë të gjithë përbërësit në një tas deri sa masa të bëhet homogjene.
- Në një tigan të cekët, hedhim 2 gisht vaj luledielli dhe e lëmë të nxehet në flakë mesatare. Kujdes, flaka (nxehtësia) të jetë mesatare ndryshe petullat ose do ju digjen ose nuk do piqen.
- Zhysni fillimisht hekurin për këto petulla në vaj të nxehtë. Kjo do bëjë të mundur që brumi të shkëputet kollaj nga hekuri.
- Pasi hekuri është nxehur, shkundeni nga vaji I tepërt dhe zhyteni deri në gjysmë në brumin e petullave. Kujdes, nuk duhet që brumi të kalojë mbi hekur pasi ndryshe nuk bie petulla.
- Zhyteni hekurin në vajin e nxehtë duke e tundur lehtshëm që petulla të bjerë.
- Vijoni këtë proçes deri sa të mbarojë brumi.
Leave a Reply