Doja ti vija një emër interesant kësaj recete, ndaj ia vura Ashure moderne me tërshërë.
Nëse ju ka qëlluar të shkoni në Korçë do keni parë me patjetër që shitet një lloj I veçantë trahanaje. Kjo trahana është e përgatitur nga gruri I cili është rregjur në qumësht, tharë dhe copëtuar. Tani konkretisht si bëhet nuk e di, ama di ta ha 😊.
Edhe pse në titull e kam quajtur Ashure moderne me tërshërë, frymëzimi më ka ardhur prej trahanasë me grurë. Nëse keni në shtëpi, atëherë për këtë recetë përdorni trahana, nëse nuk keni, përdorni tërshërë.
Unë do ju sugjeroja të provoni edhe trahanikun me trahana gruri, është super I shijshëm.
Ashure moderne me tërshërë
Përbërësit
- 🔹️ 1 kupë tërshërë të copëtuar ose trahana gruri pe Korçe po të keni
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 🔹️ 1 lugë kafe kanellë
- 🔹️ 1 lugë gjelle mjaltë
- 🔹️ 1 grusht arra
- 🔹️ 1 grusht rrush të thatë
- 🔹️ 3 kupa ujë
- 🔹️ mjedra e boronica për dekor e shije të freskët
Instructions
- Në një enë të thellë (ose në këtë tiganin e vogël #greenplanet @delimano.al ) shtoni tërshërën, mjaltin, arrat, kanellën, sheqerin,rrushin, ujin (më shkurt do i kisha thënë që hidhni gjithë përbërësit po iku tani).
- Jepini një valë sa të ziejë tërshëra dhe kur lëngu të jetë trashur paksa, hiqeni nga zjarri dhe servireni në tasa, ose hajeni direkt nga tigani, ose hajeni nesër për mengjes.
- Servireni me fruta pylli nëse i keni në shtëpi
Leave a Reply