Si të përgatisim vetë Amaranth pufkë

Si të përgatisim vetë Amaranth pufkë? Por përpara kësaj, çfarë është Amaranthi? Shumë pak veta kanë dëgjuar për këtë pseudo-drith I cili edhe pse I vogël në formë, është shumë I fuqishëm.

Së fundmi kjo farë po futet edhe në tregun tonë e mund të gjendet shume kollaj. Si puna e kinuas, edhe amaranthi është një farë që nuk përmban gluten, dhe përmban shumë vitamin, kryesisht Vitaminën B6.

Por si mund ta gatuajmë amaranthin? Duke qënë një farë në madhësi të vogël, mund të përdoret në disa mënyra:

  1. Duke e hedhur në supë në vend të orizit apo makaronave
  2. Duke e hedhur në kosin e mëngjesit pasi ta keni zier
  3. Versioni Pufkë të cilin po ju tregoj unë sot
  4. Në versionin mesvakt nëse bashkohet me pak çokollatë

Mjetet që do ju duhen që ta bëni amaranthin pufkë janë :

  1. Tenxhere me fund të trashë mundësisht gize pasi kështu nuk rrezikojmë djegien e farave
  2. Kullesë e imët për të kulluar pufkat nga farat e pa plasura.

[lt_recipe name=”Si të përgatisim vetë Amaranth pufkë” servings=”1 kupë” prep_time=”3M” cook_time=”10M” total_time=”13M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/10/amaranth-pufkë-1.jpg” ingredients=”• 1 kupë amaranth ” ]Vendosim tenxheren në zjarr mesatar dhe e lëmë të ngrohet për 5 minuta; Sapo tenxherja të jetë nxehur, hedhim 1/3 e kupës amaranth dhe duke e shkundur lehtësisht tenxheren do vërejme se amaranthi do fillojë të kërcasë si kokoshkat; E kalojmë amaranthin pufkë në një enë qelqi dhe vijojmë në të njëjtën mënyrë edhe me amaranthin e mbetur duke ndjekur hapat si më lart; Pasi amaranthi të jetë ftohur kalojeni në kullesë dhe pufkat ruajini në një enë qelqi me mbyllje hermetike; Për ta konsumuar, mjafton të shtoni 1 – 2 lugë gjelle amaranth pufkë mbi kosin tuaj apo tostin tuaj të mëngjesit.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading