Për sot kemi me vete Sanduiç dhe biskota për në lunchbox. Unë nuk jam kundër vendosjes së ushqimeve të blera për në shkollë, përkundrazi ndonjëherë ua vë edhe unë me vete. Ajo që më bezdis më shumë në fakt janë ushqimet që shiten në oborret e shkollave.
Një zot e di se prej sa kohësh rrinë ato aty. Në kohë me shi, diell, vapë, ftohtë. As nuk mund ta imagjinoj dot nëse janë të konsumueshme apo jo.
Në kohën kur prisja fëmijët në oborrin e shkollës, vëreja veprimet e fëmijëve sapo dilnin nga shkolla. Shumica vraponte direkt te dyqani ndërsa çantat ua linin prindërve apo gjyshërve. E çfarë blinin do thoni ju? Shumica blinin briosh (molto si i njohim kryesisht), çokollata apo haribo. Me pak fjalë, lekët e gjyshërve apo prindërve bëheshin “junk food”. Nuk e kam te shpenzimi, por te fakti që ua blejnë sëmundjen e fëmijëve me lekë.
Thënë kjo, nuk dua të përjashtoj faktin që në dyqane ka dhe ushqime të shëndetshme. Mjafton të jemi në gjendje të lexojmë etiketat.
Meqë sot fillon zyrtarisht dita e parë e shkollës, dmth shkollat shtetërore, mendova tua ëmbëlsoj ditën duke i vendosur me vete këto biskota integrale të mbushura me krem kosi. Nuk i kam bërë vetë, por i kam blerë në dyqan dhe janë markë e mirë. Ama, sanduiçin, sigurisht që e kam përgatitur vetë.
Sanduiç dhe biskota për në lunchbox
🔹️ 1 bukë hot dogu
🔹️ 1 fetë djathë cheddar ose guda
🔹️ pak gjethe spinaqi
🔹️ 1 fetë proshutë gjel deti
🔹️ pak vaj ulliri
🔹️ fruta pylli (unë I kam nga ngrirja)
🔹️ 2 biskota
🔹️ kumbulla dhe hide
🔹️ domate qershi
Ndajmë bukën e hot dogut përgjysmë. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe e mbushim me proshutën, djathin e spinaqin. E sistemojmë në tasin e ushqimit dhe gjithashtu edhe produktet e tjera siç I shihni në foto.
Leave a Reply