I keni provuar ti bëni ndonjëherë në shtëpi marshmallows ose si quhen shqip Alte?
Mua më kishte mbetur 1 paketë me xhelatinë pluhur në frigorifer dhe më shkoi mendja ti bëja fëmijëve marshmallows. Përveç xhelatinës, në fakt ju duhet edhe glukozë dhe duke qënë se e di që do më pyesni, e kam blerë në dyqanet e specializuara për pastiçeri.
Në fakt kjo është një nga ato receta që nuk duhet bërë shpesh se vetëm sheqer ka :-/. Megjithatë, tani kur ftohet koha, sikur na e ka qejfi një kupë kakao me marshmallows Brenda. Më mirë se sa ti blesh dhe një Zot e di sa kohë rrinë në qese, mund ti gatuani vetë me fëmijet.
Përveç shijes klasike me vanilje, mund ti shtoni edhe ndonjë aromatizues tjetër, si psh luleshtrydhe. Kjo mbetet në dëshirën tuaj me një fjalë. Personalisht preferoj klasiken pasi edhe në kakao nuk dua të shtoj aroma të tjera.
Brumin për marshmallows mund ta përdorni edhe si krem për të dekoruar cupcakes. Marshmallows, janë ëmbëlsira që përdoret për të famshmet smores, një biskotë integrale, pak çokollatë dhe alte të ngrohura aq sa shkrin çokollata.
Marshmallows
Notes
Receta eshte pershtatur nga interneti
Përbërësit
- 🔹️ 1 paketë e vogël xhelatinë plluhur
- 🔹️ 6 lugë gjelle ujë të ftohtë
- 🔹️ 3 filxhanë kafeje me sheqer
- 🔹️ 3 lugë gjelle glukozë
- 🔹️ vanilje
- 🔹️ niseshte për pudrosje
Instructions
- Si fillim hedhim 3 nga lugët e ujit mbi xhelatinë. Përdorni 1 tas qelqi të madh sepse këtu do ta rrahim me mixer.
- Vendosim të vlojë sheqeri me ujin dhe glukozën për 10 minuta. Që ta kuptoni kur sherbeti do jetë gati, merrni 1 gotë me ujë të ftohtë. Zhysni një lugë tek sherbeti i nxehtë pas 10 minutash dhe kulloni pak sherbet te gota me ujë. Nëse shihni 1 shirit që nuk shkëputet dhe bie pingul, atëhere e keni gati. Ose përdorni termometër nëse keni deri në temp 110°C. Unë përdora metodën e shiritit.
- Me mixer dore punoni xhelatinën duke i hedhur sherbetin e nxehtë & vaniljen avash avash. Përziejeni për 7-8 minuta. Do e kuptoni që është gati sepse masa fillon e ngec tek rrahësja.
- Lyejmë një enë të vogël katrore me pak vaj. Shtrojmë aty masën e marshmallow.
- E lëmë masën të pushojë për 3-4 orë. Pastaj e spërkasim nga sipër me niseshte dhe e nxjerrim nga forma. E pudrosim mirë me niseshte nga të gjitha anët dhe e presim. Sigurohuni të lyeni çdo kub me niseshte ose sheqer pluhur. Për maksimumin e shijes, para konsumit e “karamelizojmë” duke e djegur pak te zjarri i gazit 😁.
Anonymous
27 Shtator, 2021 at 1:56 pmJe e papare per cdo gje!