Sot dua të ndaj me ju recetën time për djathë me rrush të zi në airfryer.
Një nga avantazhet e fritezen me ajër është që pjek në sasi të vogla. Psh, për kaq djathë sa kam pjekur nuk do ia vlente barra qeranë të ndizja furrën duke harxhuar kohë, energji elektrike, vapë në kuzhinë etj. Në total të dy tavat u poqën për 16 minuta, secila nga 8 minuta.
Kisha pak rrush të zi që e kisha ngrirë që nga sezoni I kaluar. Kështu mendova që të provoja pjekjen e djathit në airfryer. Që djathi shkonte me rrushin, këtë e dija, por doja ta provoja me rrushin e ngrirë dhe rezultati doli super. Vetëm një këshillë, zgjidhni rrush pa fara. Kur rrushin gabimisht e keni zgjedhur me fara, shijimi i kësaj pjate bëhet thuajse i pamundur. E tentova fillimisht si recetë me rrush të freskët, aromatik, por me fara. Kur e provoje, pastaj bezdia qe të jepnin farat, zbehte krejt shijen e djathit.
Në vend të rrushit mund ta provoni edhe me fruta të tjera si psh, kajsi, boronica, mjedra, ose version të kripur. Mund ta bëni me ullinj (klasike), ose me speca e domate, kaperi etj
Unë sot zgjodha ta sjell në versionin e ëmbël, pra djathë me rrush të zi në airfryer.
Djathë me rrush të zi në airfryer
Përbërësit
- 🔹️ 100g djathë feta
- 🔹️ 2 grushta rrush të zi (unë e kisha nga ngrirja)
- 🔹️ rozmarinë
- 🔹️ 2 lugë çaji vaj ulliri
Instructions
- Ndezim airfryerin në 200°C dhe e lëmë të ngrohet 2 minuta.
- Ndërkohë në secilën kupë zjarrduruese shtojmë djathin vajin, rozmarinën, rrushin.
- Më pas i pjekim tavat individualisht për 8 minuta secilën pa e hapur fare fritezen me ajer
Leave a Reply