Nëse ju ndodh të gjeni mish kaprolli, atëherë duhet të provoni recetën për Kaproll i marinuar me verë e gështenja. Kjo është një recetë dimërore duke qënë se ka shumë kalori si dhe gështenjat nuk janë tani në sezon.
Në fakt mua nuk më rastis shpesh të gjej kaproll, ose më mirë, kjo ishte hera e parë që e gatuaja. Të them të drejtën, kjo recetë doli kaq e mirë sa vendosa ta ndaj edhe në blog, jo vetëm për ta ruajtur si recetë, por edhe për të ndihmuar këdo tjetër që ka dëshirë ta gatuajë.
Kur e nxora si recetë në Instagram, shumë persona më pyetën se ku e kisha gjetur dhe shumë të tjerë më falenderuan pasi nuk dinin si ta gatuanin. Ka disa sezone kur lejohet gjuetia e kaprollit dhe kush ka ndonje gjuetar në shoqëri, ndodh që t’ju bjerë rasti të gjejnë kaproll. Por shumica vuan nga ideja se si ta gatuajnë, ose gabojnë duke e gatuar si mish të thjeshtë.
Duke qënë mish I egër, kaprolli ka mish të fortë ndaj gatimi I gjatë bën të mundur zbutjen e tij. Shumë I rëndësishëm është edhe marinimi me verë të kuqe dhe erëza të forta. Do të këshilloja që verën që do përdorni për marinim ta kemi verë cilësore, pasi në të kundërt thjesht keni shkatërruar shijen e mishit. Dhe kur thotë Jamie Oliver, kurrë mos përdorni në gatim verë të cilën nuk e pini. Ndonjëherë themi hë mi se për ta gatuar e kam dhe zgjedh verën më të lirë, e pastaj ankohemi se nuk na del gatimi me shije,
Pra thënë shkurt, kur të gatuani mishra të veçanta, mos u kurseni tek vera, përdorni një vërtet të mirë. Tani po ju le që të studioni recetën për Kaproll i marinuar me verë e gështenja
Kaproll i marinuar me verë e gështenja
Përbërësit
- Për marinimin:
- 🔹️ 1 kg mish kaprolli
- 🔹️ 2 gota verë të kuqe cilësore
- 🔹️ 3 thelpinj hudhër të ndara në gjysëm
- 🔹️ 1 lugë gjelle kokrra dëllinjë e zezë
- 🔹️ pak trumzë ose rigon
- Për pjekjen:
- 🔹️ 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹️ kripë sipas dëshirës
- 🔹️ 200g gështenja të ziera
Instructions
- Hidhni gjithë përbërësit e marinimit mbi mishin, mbulojeni dhe mbajeni në fresk gjatë natës.
- Të nesërmen, kulloni verën në një gotë (do e përdorim më vonë), spërkasni mishin me vaj ulliri dhe kripë, mbulojeni tavën mirë dhe piqeni në 220°C për 3-4 orë, duke e kontrolluar shpesh. Kur mishi është zbutur, hiqni letrën e aluminit.
- Shtoni verën dhe gështenjat e ziera dhe vijoni pjekjen edhe për 20-25 minuta.
- Për ta shoqëruar, zgjodhëm polentan, por edhe pureja e patateve është një alternativë e shkëlqyer.
Leave a Reply