A e dini përse është e mirë një Turshi e shpejtë frigoriferi? Për disa arsye në fakt:
- Janë shumë të shijshme
- Gatuhen aq shpejt sa nuk jua thotë mendja
- Shpëtoni nga prishja disa perime njëkohësisht
Tani do thoni ju, këtë pikën e tretë ç’e kishe? Mos më thoni që nuk ju ndodh të keni disa perime në frigorifer aq gjatë sa rrezikoni ti hidhni. Sidomos ato rrënjoret si karota, rrepka e ndonjë finok që e keni blerë për ndonjë recetë, por që në fakt u bë disa javë që e keni në frigorifer.
Nëse nuk ju ndodh, atëhere unë qenkam një specie e rrallë. Fatmirësisht kjo recetë është zgjidhja ideale sepse përdorni njëherazi disa perime.
Megjithatë, në blog do të gjeni edhe versionin tradicional të turshive (kliko këtu).
Ama nëse doni diçka të shpejtë atëhere duhet patjetër ta provoni këtë recetë. Pasi ta mësoni se si bëhet jam e sigurt që do pyesni, po me çfarë ta konsumojmë? Ka disa opsione në fakt. Mund ta përdorni me tost dhe vezë siç e kam sugjeruar unë në foto. Mund ta konsumoni si sallatë, me pak oriz, vezë të zier, bizele etj. Për të shoqëruar fasulet etj.
Turshi e shpejtë frigoriferi
Përbërësit
- 🔹️ 1 karotë
- 🔹️ 1 kastravec
- 🔹️ 1 finok
- 🔹️ 8 rrepka
- 🔹️ 1 lugë çaji fara mustarde
- 🔹️ 3 thelpinj hudhër
- 🔹️ 1 degë kopër
- 🔹️ 400ml uthull molle
- 🔹️ 250ml ujë
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer
- 🔹️ 1 lugë gjelle kripë himalaje
Instructions
- Presim perimet në feta mundësisht me mikser. Në këtë mënyrë priten uniforme.
- I trazojmë dhe i ndajmë në 3 kavanoza.
- Bashkojmë uthullën, ujin, kripën, sheqerin e farat e mustardës.
- Presim në feta nga një thelpi hudhër tek secili kavanoz.
- I mbushim me uthullën e aromatizuar.
- I mbyllim dhe i mbajmë në frigorifer deri në 2 muaj.
- Mund ti përdorni në çdo moment.
Leave a Reply