Si mendoni ta nisim ditën sot me këto Cupcake vanilje me luleshtrydhe?
Sot e kemi pushim duke qënë se festojmë festën e Kurban Bajramit dhe me këtë recetë dëshiroj t’ju uroj të gjithë besimtarëve Gëzuar Festën e Kurban Bajramit.
Zgjodha që ta festojmë pak ndryshe, pra pa ëmbëlsirat tradicionale, pasi këto minikekë gatuhen shumë shpejt dhe thjeshtë.
Cupcake vanilje me luleshtrydhe
Persons
12
Serving Size
1 Cupcake
Prep Time
10 minutes
Cook Time
25 minutes
Total Time
35 minutes

Përbërësit
- Për brumin:
️ 2 vezë
️ 150ml qumësht
️ 1 lugë gjelle uthull
️ 130g sheqeer
️ 70ml vaj
️ 190g miell ëmbëlsirash
️ ¼ lugë çaji sodë
️ ¾ lugë çaji pluhur pjekës
️ ¼ lugë çaji kripë
️ 1 bustinë vanilje
- Për kremin:
️ 125g mascarpone
️ 125ml krem qumështi me bazë shtazore
️ 120g sheqer pluhur
️ vanilje
️ 2 lugë gjelle prevede luleshtrydhe
️ 6 luleshtrydhe të ndara përgjysëm
Instructions
- Ndezim furrën në 180°C dhe përgatisim një tave për muffin duke vendosur letrat përkatëse në çdo gropëz
- Bashkojmë qumështin me uthullën dhe e lëmë mënjanë dhe gjithashtu edhe të thatat I bashkojmë bashkë.
- Rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë
- Shtojmë qumështin me uthull, vajin dhe I rrahim mirë.
- Shtojmë të thatat ( miellin, pluhurin pjekës e sodën, kripën) dhe rrahim brumin me mikser sat ë bashkohen mirë.
- E ndajmë brumin midis 12 kupave të tavës për muffin duke I mbushur deri në ¾ e thellësisë.
- I pjekim cupcake-ët në furrë për 20-25 minuta.
- I heqim nga furra dhe I lëmë të ftohen tërësisht.
- Përgatisim kremin duke rrahur njëkohësisht mascarponen, kremin e qumështit, sheqerin pluhur dhe vaniljen. Shtojmë reçelin dhe e trazojmë mirë
- Kur mini kekët të jenë ftohur, I dekorojmë secilën duke e futur kremin në qese pastiçerie të pajisur me kokën dekoruese.
- Mbi secilin cupcake vendosim për dekor edhe ½ luleshtrydhe të freskët.
© 2025 Bake My Day Happy 2016-2025
Leave a Reply