A keni provuar më parë spaghetti me ragu sepiesh? Për mua kjo ishte hera e parë që I gatuaja këmbët e sepieve për ragu. Jam e gëzuar që e provova sepse dolën shumë të mira.
Zakonisht këmbët e sepieve dalin pak të forta kur I bën në skarë ose kur I bën friturë dhe shpesh duan një valë përpara. Në këtë version që I bëra unë dolën kaq të mira sa nuk mendoj që do I ndahem më kësaj recete.
Spaghetti me ragu sepiesh
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
15 minutes
Cook Time
21 minutes
Total Time
36 minutes

Përbërësit
️ Këmbët e 2 sepieve
️ 2 karota të prera në kuba2 thelpinj hudhër
️ 2 lugë gjelle vaj ulliri
️ 2 lugë gjelle salcë domatesh
️ 200 g domate qershi
️ 1 gotë ujë
️ 500g spaghetti
️ borzilok
️ majdanoz
️ kripë dhe piper
Instructions
- Grijmë imët këmbët e sepieve.
- Në një tigan skuqim hudhrën dhe karotën në vajin e ullirit. Pastaj shtojmë dhe shtojmë këmbët e sepieve.
- I kaurdisim disa sekonda dhe shtojmë salcën e domateve dhe domatet qershi të prera në kuba.
- I kaurdisim dhe I rregullojmë me kripë dhe piper.
- Shtojmë ujin dhe e lëmë ragunë e sepieve të zihet në zjarr të ulët duke I vënë kapak tiganit.
- Ndërkohë ziejmë spaghettit al dente sipas minutazhit në paketim.
- Kur raguja të ketë thithur pak ujin dhe sepiet të jenë zier, shtojmë borzilokun e prerë.
- Kullojmë makaronat dhe I hedhim në enën e ragusë duke I trazuar që të bashkohen shijet. Para servirjes I spërkasim me majdanoz të freskët.
© 2025 Bake My Day Happy 2016-2025
Leave a Reply