Mini pancakes receta ideale për mëngjes? Për disa po, për disa jo ama në familjen tonë kjo recetë është përdorur shumë shpesh. E meqë është fundjavë dhe jemi pushim përse mos tia gatuaja edhe fëmijëve?
Nëse doni ti gatuani dhe ju, kjo është receta ideale.
Pancake të vogla
Persons
40
Serving Size
10 pancake mini
Prep Time
5 minutes
Cook Time
10 minutes
Total Time
15 minutes
Notes
Nëse i doni më të mëdha hidhni brumin me lugë gjelle.
Përbërësit
- 🔹️ 2 vezë
- 🔹️ 100ml qumësht
- 🔹️ 50g sheqer
- 🔹️ 50ml vaj
- 🔹️ pak kripë
- 🔹️ 1 lugë gjelle uthull
- 🔹️ 8 lugë gjelle miell
- 🔹️ 1 lugë kafe sodë
- 🔹️ vanilje
- 🔹️ çokokrem ose fruta ose shurup panje për servirje
Instructions
- Si fillim bashkojmë uthullën me qumështin.
- Rrahim vezët me sheqerin disa sekonda.
- Shtojmë qumështin me uthull, vajin, vaniljen dhe i rrahim.
- Hedhim miellin, kripën dhe sodën dhe i rrahim sa të bashkohen por kujdes mos e tej rrihni masën.
- Në një tigan për krepa që nuk ngjit, e vendosim të ngrohet në zjarr të ulët dhe pastaj shtojmë brumin me lugë çaji.
- Sapo të formohen bulëza, i kthejmë nga ana tjetër dhe i pjekim pak sekonda.
- I servirim me fruta, shurup panje apo çokokrem.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply