Burani me spinaq e vezë

Jump to recipe

Burani me spinaq e vezë, receta më e thjeshtë e mundshme që mund të bësh kur në shtëpi ke shumë jeshillëqe dhe vezë.

I vetmi ngërç në përgatitjen e kësaj pjate, është larja e jeshillëqeve në fakt.
Nëse ato nuk lahen mirë, rrezikojmë që të ndjejmë dheun nëpër dhëmbë, e kjo nuk është një eksperiencë e mirë. Unë blej shpesh sa herë që gjej në treg çdo lloj barishteje. Kryesisht gjatë fundjavave që kam edhe më shumë kohë në dispozicion për ti pastruar. Kur gjej marr së bashku, spinaq, lëpjetë, labot, pazi, ardall e të tjera ç’të gjej, po për ti larë? Kush do i lajë? Ky besoj është halli I gjithe amvisave.

Metoda më e mirë për larjen e këtyre rrënjëve, është të hiqni bazën e rrënjës, gjethet e kalbura, dhe e presim tufën në disa pjesë të mëdha.

Unë pastaj I laj si vijon:
I zhysim në një tas të madh me ujë të ftohtë dhe i trazojmë here pas here. Dheu i ndodhur në bimë, precipiton në fund të enës dhe me majat e gishtave nxjerrim jeshillëqet duke I kaluar në kullesë.

Kujdes, gjatë këtij procesi, mundohuni të mos e turbulloni shumë ujin. E përsërisim këtë hap deri sa të vëreni që uji në tas të jetë i pastër. I paketoni jeshillëqet në qese me mbyllje me zip duke i futur edhe 1 kartëpicetë kuzhine brenda që të thithë lagështirën e tepërt e ti mbajë gjethet e freskëta. Mund ti ngrini osë ti ruani në freskuese, kështu do i keni gati sa herë t’ju nevojiten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading