Meqë e nisa me makarona, receta vijuese është fusilli me kërpudha porçini. Më thjeshtë, nuk bëhet.
Do thoni ju tani, aman, çfarë recetash ndan dhe ti. Sikur nuk dimë ne të bëjmë makarona.
E di, e di që për ne shqiptarët makaronat janë njësoj siç janë për italianët. Po ja që më pëlqyen fotot dhe thashë pse mos ti nxjerr si receta më vete?
Kjo ishte arsyeja e vërtetë e këtyre dy postimeve të fundit.
Më zbuluat hahaha.
Megjithatë, ndoshta, ndoshtaaaa, ka ndonjë që mund të dojë të dijë si ti gatuajë makaronat. E mbase blogu im I hyn në punë.
Për ti lënë fjalët mënjanë, po vijoj me recetën. Fusillit që unë përdora janë integrale, por kjo recetë shkon me çdo lloj makaronash.
Fusilli me kërpudha porçini
Përbërësit
- • 150g makarona fusilli integrale
- • 100g kërpudha porçini të ngrira ose të freskëta
- • 1 lugë gjelle vaj ulliri
- • 1 thelpi hudhër
- • Majdanoz per dekor
Instructions
- Ziejmë makaronat al dente sipas paketimit (10 minuta nëse I keni integrale)
- Në një tigan, skuqim hudhrën me vaj ulliri dhe shtojmë kërpudhat e prera jo shumë të vogla.
- I kaurdisim disa sekonda sepse kërpudhat gatuhen shpejt dhe shtojmë makaronat direkt nga tenxherja e gatimit.
- I kaurdisim sa shijet të bashkohen me njëra tjetrën dhe I kalojmë në pjatën e servirjes.
- Sperkasim me majdanoz sipas dëshirës.
Leave a Reply