Kek ombre me kafe ekspres është receta q9 dua t’ju propozoj për këtë ditë të marte.
Në ditën kur festohej #nationalbundtday, pashë ne Instagram tek Nordicwareusa një kek #ombre i bërë me kafe.
Edhe pse nuk e gjeta recetën, pashë videon e @thefeedfeed dhe vendosa ta rikrijoj vetë.
Kek ombre me kafe ekspres
Persons
12
Serving Size
1 fete
Prep Time
20 minutes
Cook Time
50 minutes
Total Time
1 hour, 10 minutes
Përbërësit
- Brumi bazë i kekut:
- 🔹️ 150g gjalpë i butë
- 🔹️ 2 vezë
- 🔹️ 1 kupë sheqer
- 🔹️ 1 kupë qumësht
- 🔹️ 2 kupa miell
- 🔹️ 1 paketë pluhur pjekës
- 🔹️ vanilje
- Dalgona coffee:
- 🔹️ 1 lugë gjelle nescafe
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer pluhur
- 🔹️ 1 lugë çaji ujë
- Ngjyra më e errët:
- 🔹️ 1 lugë gjelle kakao e hidhur
Instructions
- Ngrohim furrën në 180°C. Lyejmë me spray jo ngjitës tavën e kekut.
- Bëjmë brumin bazë si fillim.
- Trazojmë gjalpin me sheqerin sa bëhet krem.
- Shtojmë vezët një e nga një deri sa të bashkohen mirë.
- Trazojmë të thatat në një tas dhe i shtojmë te baza e kekut duke i alternuar me qumështin (pra, pak mix mielli, pak qumësht deri në përfundim).
- E ndajmë brumin në 3 tasa.
- Tani përgatisim ngjyrat. Rrahim përbërësit për kafen Dalgona deri sa të na krijohet shkumë.
- Ngjyra 1 :Shtresa e parë do jetë brumi i kekut pa i shtuar asgjë (tasi 1)
- Ngjyra 2: tek tasi 2 ku kemi brumin e kekut shtojmë 2 lugë gjelle krem nga dalgona coffee dhe 1 lugë gjelle miell.
- E trazojmë dhe e hedhim sipër kekut të bardhë në tavën e pjekjes. E nivelojmë mirë
- Ngjyra 3 dhe më e errëta: Shtojmë te tasi i fundit ku kishim brumin bazë pjesën e mbetur të kremit të dalgona coffee dhe 1 lugë gjelle kakao.
- E trazojmë mirë dhe e hedhim te tava e kekut. E nivelojmë dhe e pjekim për gati 50 minuta në furrën e ngrohur.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply