Charlotte cake me krem

Jump to recipe

Charlotte Cake me krem -një kek pandispanjë në fakt sepse receta origjinale kërkon biskota savoiardi (nga ato që përdoren për tiramisunë). Zgjodha këtë tavë pasi imiton pikërisht formën e tortës charlotte.
Tani që ta kuptoni, unë kam një difekt. Nëse do më vije përballë një dyqani më rroba/kozmetikë, dhe një dyqani me enë kuzhine… epo… e dini përgjigjen. Pikërisht, do më kapnit duke hapur sytë para këtij të fundit.

Këtë javë kam vendosur të ndaj vetëm postimet me kek me këto format imitim të Nordicware. Duket sikur forma e kekut nuk ka shumë impakt në rezultatin final, por besomëni që ka. Dhe shumë madje.

Ndonjëherë nxitemi të blejmë ndonjë enë kuzhine vetëm sepse janë të lira. E ky është gabim, pasi një produkt i lirë nuk të jep as cilësi dhe as jetëgjatësi.Nuk e di nëse e dini atë shprehjen “Nuk jam i pasur që të blej lirë”, por po ta vëreni, ka shumë kuptim.

Nisemi të blejmë diçka dhe themi, ua kaq lirë sa e bleva, dhe po më jetoi një sezon/muaj/vit, i ka nxjerrë lekët e veta. Hë, mos gënjeni veten, llogariteni çmimin e një tave të shtrenjtë kundrejt 20 tavave të lira. Kush del më shtrenjtë?

Përveç mërzitjes që do duhet t’i ndërroni shpesh, apo dështimeve në gatim, jam e bindur qe nëse do provoi një tavë të shtrenjtë do dalloni ndryshimin, Do thoni si unë, po pse se bleva që në fillim dreqin.

Okay, boll me hyrjen, të kalojmë te receta tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading