Si ju duket kombinimi i pjeshkës me xhinxherin? Unë them perfekt. E ndaj ju sugjeroj që ju duhet ta provoni patjetër të gatuani reçel pjeshke i aromatizuar me xhinxher.
Pjeshka është frut shumë delikat dhe reçeli i saj për mendimin tim është një reçel po aq delikat. Aroma e xhinxherit thjesht e ngre shijen e këtij reçeli në një tjetër nivel.
Sipas preferencës së gjithësecilit, mund të shtoni apo të ulni dozën e xhinxherit, ama në asnjë mënyrë të mos zëvëndësohet me xhinxherin pluhur. Ju garantoj se shija nuk është e njëjtë
Në postimin e djeshëm, ju tregova se si përgatitet reçeli i kumbullës në pajisjen e makinës së bukës. Sot do ju tregoj reçelin e pjeshkës të atomatizuar me xhinxher. Nesër me fikun, kështu nëse i gjeni ende me çmim të mirë në treg blini që ti siguroni për dimër.
Reçel pjeshke i aromatizuar me xhinxher
Përbërësit
- 1.5 kg pjeshkë të peshuara pa bërthamën.
- 700g sheqer
- 1 lugë çaji xhinxher i freskët i grirë imët
Instructions
- Copëtojmë pjeshkat jo në shumë copa të mëdha.
- I hedhim në koshin e makinerisë së bukës dhe shtojmë sheqerin dhe xhinxherin.
- E lëmë të pushojë pa e hapur kapakun rreth 30 minuta pasi e ka mbaruar ciklin pajisja.
- Më pas e paketojmë në kavanoza të sterilizuar dhe i lëmë kokëposhtë që të krijojnë vakumin.
- Sipas shijes, mund të shtoni më shumë apo më pak xhinxher. Nëse do e bëni në tenxhere ziejeni reçelin për gati 1 orë.
- Pas ftohjes do të trashet më shumë.
Fjorinda Baholli
5 Shtator, 2020 at 5:37 pmFaleminderit qe ndan me ne eksperiencat e tua, dhe gjithashtu recetat jane shume interesante.
Bake My Day Happy
5 Shtator, 2020 at 6:01 pmFaleminderit Fjori ☺