Si të ngrijmë misrat në kalli

Çfarë mund të përdorim nga misri? A ruhet në ngrirje? Po për tu tharë?

Si të ngrijmë misrat në kalli? E kishit menduar se mund të bëhen? Këtë vit më në fund arrita të ble një frigorifer ngrirës banak me një çmim ekonomik. Unë jam rritur në një shtëpi në të cilën prodhimet e sezonit ngriheshin, thaheshin, apo konservoheshin për sezonin pasardhës. Kryesisht prodhimet e verës për në dimër meqë në dimër çdo gjë shkon shtrenjtë dhe nuk gjendet kollaj në treg.

Këtë vit pushimet i kaluam në Pogradec, një qytet i përkryer, ku ndryshe nga jugu i Shqipërise, ende nuk u ka marrë koka erë e të ngrejnë çmimet kacafiu. Në shëtitoren e këtij qyteti, çdo verë ka shitës ambulantë që tregtojnë misra të pjekur dhe të zier, diçka që rrallë e has në qytete të tjera. Unë bleva shumë misra (duke qënë se i adhuroj) dhe i përgatita për ngrirje.

Në videon më poshtë ju tregoj se cilat pjesë të misrit mund të ruhen dhe si mund të ruhen.

Ndërkohë, mënyrën se si të thani lëvoret e misrit dhe si ta ngrini misrin e gjeni të sqaruar drejt edhe këtu, edhe në videon më poshtë. Edhe pse ka informacione që misrin mund ta ruani në ngrirje direkt në lëvoren e tij, mua më ka rezultuar shumë efektive metoda e ngrirjes i zhveshur dhe i zier disa minuta. Në videon e publikuar ne Instagram ju tregoj se cilat pjesë të misrit mund të ruhen dhe Si të ngrijmë misrat në kalli.

Misrin mund ta ruani në ngrirje të plotë, pra në kalli, ose pas procesit të blanching (zierjes pak minuta) mund të kaloni me një thikë të mprehtë nga baza e kallirit dhe të prisni gjithë kokrrat. Këto i ruani në qese ashtu siç e kam treguar unë në foton më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading