Domate të mbushura me kinua dhe karkaleca.

Jump to recipe

Për sot ju sugjeroj domate të mbushura me kinua dhe karkaleca. Një recetë që duhet ta kisha postuar më parë po ja që hë sot hë nesër, kaluan disa ditë. Kjo recetë është nga saga e recetave pa gluten që kam gatuar kohët e fundit. Në fakt është nga ato recetat që mund të konsumohet si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë në formën e një sallate.

Këto kohët e fundit kam zgjedhur të ndjek një rregjim pa gluten, jo për arsye shëndetësore, por thjesht studimore. Për të parë pra se çfarë efekti ka tek unë gluteni duke e eliminuar për një periudhë kohe dhe rikonsumuar sërisht. Me dietat e eliminimit, si në këtë rast, rifutja e produktit të eliminuar në rregjim tregon edhe efektete, nëse do ketë. Unë sigurisht nuk pres që të kem ndonjë efekt, megjithatë, deri më sot ndihem shumë e lehtë nga mos konsumimi i glutenit. Normale, nga gjysëm buke që haja çdo ditë tani nuk ha fare ☺.

Sigurisht, më duhet edhe të them, që gjithmonë, nëse do nisni diçka, mos u nisni nga diçka që keni lexuar në internet. Arsyeja pse unë vendosa të nxjerr këto receta është se në Shqipëri, ka plot persona që vuajnë nga intoleranca ndaj glutenit apo celiakia, dhe kanë nevojë për ide se çfarë të gatuajnë. Kështu krijova këtë rubrikë, ku mund të gjeni të postuara të gjitha recetat e mia pa gluten, dhe disa janë fare ekonomike dhe mund të konsumohen  nga e tërë familja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading