Slow cooker apo tenxhere me presion?

Slow cooker apo tenxhere me presion? Kjo është një pyetje interesante. Kisha kohë që e bluaja në mendje nëse do shkruaja një blog post për këtë apo jo. U bë rreth 7 vjet që kur kam filluar të përdor rregullisht slow cooker dhe gati 2 që përdor multicooker.

Por përpara se t’ju them kush është më e mira, me lejoni t’ju tregoj çfarë janë. Ok, e di që një pjesë e juaja e dinë, por jo të gjithë.

Ky që shihni në foto është slow cooker. Më saktë, slow cooker që unë kam në përdorim. Si është si koncept? Është 1 pajisje elektrike (baza) dhe 1 enë qeramike (tenxherja e brendshme). Baza ngroh gradualisht tenxheren dhe nxehtësia e saj gatuan ushqimin brenda. Ka dy nivele nxehtësie, “e ulët” dhe “e lartë”, por mos prisni në asnjë prej tyre që gjella të vlojë. Në slow cooker gjella nuk vlon, rrjedhimisht, uji nuk avullon. Në temperaturën “e ulët”, zakonisht tenxherja lihet në punë 8-10 orë, në të lartën pak a shumë deri në 6 orë. Energjia e konsumuar në të dy nivelet është shumë e ulët. Kjo sepse pjesën më të madhe e bën qeramika që nxehet. Të gjithë keni përdorur të paktën 1 herë në jetën tuaj një tavë dheu. Besoj e kuptoni sa nxehtësi mban ajo. Çfarë gatuaj unë në slow cooker? Kockat për lëng, muskul gici, mish lope, ashure etj

Ndërsa ky që shihni në foto është multicooker. Është një tenxhere me presion dhe gjithashtu ka të përfshirë edhe opsionin slow cooker. Në ndryshim nga slow cooker i mirëfilltë, multicooker nuk ka tenxhere qeramike, por inoksi. Edhe kjo nuk konsumon shumë energji elektrike, ama në opsionin slow konsumon diçka më shumë pasi inoksi ftohet më shpejt dhe duhet që pajisja të takohet/stakohet më shpesh. Multicooker stakohet vetë kur mbaron programi dhe kalon në mbajtje ngrohtë të ushqimeve deri në momentin që do e fikësh. Njësoj si paraardhësja e saj, edhe kjo lloj tenxhere nuk e avullon ujin, por të jep mundësinë ta vazhdosh gatimin me kapak hapur për të “trashur” lëngun. Ndryshe nga slow cooker, multicooker ka opsionin fërgim, që do të thotë që mund të skuqësh diçka para gatimit, si psh qepën me mish a me domate etj.

Pro dhe kundër (Slow cooker)

PROs
• Gatuan e pavarur dhe nuk ka rrezik djegie gjelle
• Gatuan perfekt pjesë jo të mira mishi (muskul, mish i madh si lopë psh etj)
• Ideale për zierjen e kockave
• Nuk harxhon energji
• Disa modele kanë opsion stakimi dhe mban të ngrohtë gjellën për 2 orë

KUNDËR

• Nuk ka opsion për presion, pra nuk gatuan shpejt
• Nuk avullon ujin, kështu mos prisni t’ju trashë lëngun e gjellës siç jeni mësuar.
• Zë vend se është e madhe

Pro dhe kundër (Multi cooker)

PROs
• Ka edhe slowcooker edhe presion
• Gatuan e pavarur, por në varësi të programit edhe ka rrezik djegie gjelle
• Gatuan në opsion slow cooker perfekt pjesë jo të mira mishi (muskul, mish i madh si lopë psh etj)
• Ideale për zierjen e kockave kur përdorni slow cooker dhe jo presion
• Nuk harxhon energji
• Ka edhe opsion fërgim gjelle ndaj nuk duhet ta skuqni qepën mënjanë psh e të bëni pis enë të tjera
• Ka opsion stakimi dhe mban gjellën e ngrohtë deri në kthimin tuaj

KUNDËR

• Nuk avullon ujin (në disa prej programeve, jo të gjitha), kështu mos prisni t’ju trashë lëngun e gjellës siç jeni mësuar.
• Zë vend se është e madhe

Siç e shihni nga lart, dukshëm fiton multicooker në krahasim me slow cooker pasi ka më shumë të mira. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi sa më shumë kalon koha, aq më shumë pajisjet e vjetra (në terma teknologjie) zëvëndësohen me të rejat.

Çfarë unë kam shkruar mb lart i referohet vetëm dy markave të mësipërme pasi këto kam testuar dhe përdorur.

2 Comments

  1. Je shum po shum e mire .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading