Si shkoi java ime e parë pa gluten? Ja se si…
Siç ju kam informuar edhe më parë në Instagram, apo edhe këtu në blog, unë po ndjek aktualisht një rregjim 3 javor pa konsumuar grurë, elb apo thekër. Pra një rregjim pa gluten. Duke qënë kaq e dhënë pas bukës, e në fakt, shumë kg të tepërta të miat janë pikërisht prej saj, mendoja se do e kisha të vështirë, Në fakt u habita edhe vetë se si iku një javë pa e kuptuar fare. Arsyeja pse e nisa, fatmirësisht nuk është shëndetësorë më shumë sesa doja të kuptoja efektin e glutenit në trupin tim. Do thoni ju, bëj testin. Për sa kohë, ato klinika që bëjnë testin e intoleancës, të sugjerojnë edhe “dieta” pa gluten, shanset që të vuaj nga intoleranca janë të larta.
Pra, thënë shkurt, nuk kam besim. Në të tilla raste mendoj se më shumë mund të kuptosh duke eliminuar diçka nga rregjimi yt ushqimor dhe më pas kur e rikonsumon, kupton dhe efektin (fryrje, dhumbje koke, rëndesë etj..). Nëse kjo ndodh, atëhere ka ardhur momenti të bësh testime edhe klinike. Të paktën unë kështu mendoj. Përsa I përket shpenzimeve, ekziston ideja që kur je gluten free, do harxhosh edhe më shumë. Epo, jo gjithmonë. Psh, për javën e parë unë kam harxhuar vetëm 1,200 lek ekstra për produkte pa gluten. Më poshtë do të shihni se çfarë kam konsumuar e harxhuar unë.
Në këtë vlerë janë përfshirë dy pako me crackers pa gluten (vafer orizi) më vlere 189lek/pako, unë bleva 2. Një pako miell pa gluten, që unë gatova bukën, 369 lek dhe një pako bukë e gatshme për sanduiçe që e mora te Conad për 440 lek, dhe kjo vetëm se jam më pushime. Përsa i përket faktit si ndihem, mund t’ju them që ndihem shumë mirë. Nuk kam ndjesi fryrje dhe as rëndesë pasi mbaroj vaktet. Mund të jetë psikologjike, si javë e parë që është, por të shohim deri në fund. A do kem ndryshim në peshë? A do kem ndonjë efekt tjetër? Të shohim.
Ne shqiptarët jemi me fat, pasi kemi plot gatime që mund ti konsumojmë. Në treg gjen rëndom bukë misri, që është zëvëndësues shumë I mirë I bukës së grurit. Unë sot bëra speca me domate e hudhra dhe e shoqërova me bukë të thekur misri. Më shkoi drejt e në shpirt. Edhe shumë gjellë tonat mund të konsumohen me bukë misri. Kështu nuk është aq e vështirë të hamë mirë dhe lirë. E gjithashtu të mos gatuajmë veç për veten e veç për familjen.
Përsa I përket asaj që unë kam konsumuar këtë javë do të mund ta gjeni në postimet para këtij shkrimi ku unë kam ndarë disa receta.
Shumë e rëndësishme, kur je gluten free, një pjesë të fibrave që merr nga drithi me gluten nuk I konsumon dot. Kjo të ndikon pak në metabolizëm, ndaj duhet të kini në konsideratë të shtoni ne rregjimin tuaj shumë fibra. Këto mund të gjenden tek mjedrat, brokoli, spinaqi, thjerrzat, farat chia, banania etj. Pra me pak fjalë, përdorni google me zgjuarsi ☺. E si për ta mbyllur, nëse duhet me patjetër, për arsye shëndetësore, të jeni gluten free, Ju lutem, konsultohuni me një specialist, dhe jo Google. Sugjerime pastaj për receta, na keni ne foodbloggers ☺.
Leave a Reply