Si të ngjyrosim vezët e Pashkëve me ngjyrues natyralë

Për Pashkë pata një ftesë shumë të këndshme nga Top Channel  për të ndarë me shikuesit se si të ngjyrosnim vezët.

Ideja ime ishte të jepja disa informacione se si mund t’i ngjyrosnim duke përdorur përbërës natyralë, meqënëse sot në treg ka një pafundësi opsionesh dekorimi  duke filluar nga ngjitëset e ndryshme, apo veshje qeseje që mbështillen rreth vezës, apo edhe dekorime në kushte shtëpie duke përdorur geta najloni dhe disa lule/gjethe  me forma të bukura. Kjo metodë është disi e re për amvisat e kohëve të sotme, (mqnse fatmirësisht disa gjëra I gjejmë të gatshme), por më parë në mungesë të ngjyruesve artificialë, shpëtimi është gjetur pikërisht tek fruta-perimet.

Duke qënë ngjyrues natyralë, kanë nevojë për më shumë kohë që të rrinë, ndaj unë ju sugjeroj të merrni 3 shishe uji 1.5lit ti prisni pjesën e sipërme dhe t’I përdorni si enë të thella ku duhen zhytur vezët. Në këtë mënyrë, në përfundim të ngjyrosjes, nuk do keni enë për të larë. Praktike apo jo?

Më poshtë do të gjeni masat & përbërësit dhe ndërkohë ju ftoj të ndiqni videon e transmetuar në Top Channel ditën e Pashkës Katolike.

[lt_recipe name=”Si të ngjyrosim vezët e Pashkëve me ngjyrues natyralë” servings=”30 vezë” prep_time=”20M” cook_time=”1H” total_time=”1H20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/easter-eggs.jpg” ingredients=”Për ngjyrën e verdhë:;• 2 lugë gjelle kurkuma ( turmeric/shafran indie);• 5 kupa ujë ;• 5-10 vezë (të bardha);• 1 lugë gjelle uthull;Për ngjyrën blu/jeshile:;• ½ kokrre lakër të kuqe të prerë në shirita;• 5 kupa ujë (ose mjaftueshëm sa për të mbuluar komplet lakrën);• 5-10 vezë (të bardha dhe kafe);• 1 lugë gjelle uthull;;Për ngjyrën rozë/vishnje:;• 1 kg panxhar të kuq të prerë në feta të vogla;• 5 kupa ujë (ose mjaftueshëm sa për të mbuluar komplet panxharin);• 5-10 vezë (të bardha dhe kafe);• 1 lugë gjelle uthull;” ]Fillimisht sigurohemi të pastrojmë mirë të gjitha vezët duke I larë më ujë e detergjent enësh. Kjo do ndikojë në ngjyrosje më të mirë. Ziejmë vezët në ujë për gati 20 minuta. E këshillueshme të zihen në zjarr të ulët që mos të thyhen;Përgatisim ngjyrat duke filluar me ngjyrën e verdhë. Hedhim kurkumën në një tenxhere të vogël dhe shtojmë ujin. E lëmë të vlojë për gati 10 minuta dhe e fikim zjarrin. Shtojmë uthullën dhe e lëmë ngjyruesin të ftohet;Vijojmë me ngjyrën rozë/vishnje. Hedhim në një tenxhere të thellë panxharin dhe e mbulojmë me ujë. E vlojmë për gati 30-35 minuta ose derisa panxhari të jetë zbutur mirë. Shtoni ujë nëse shikoni se po ulet niveli. Pasi panxhari të jetë zier, kulloni lëngun në një enë dhe shtoni uthullën. E e lëmë ngjyruesin të ftohet. KUJDES! Panxharin bëjeni sallatë (sigurisht që ne nuk hedhim asgjë ); Në të njëjtën tenxhere ku vluat panxharin do përgatisim ngjyrën blu/jeshile. Shtojmë lakrën dhe e mbulojmë me ujë. E lëmë të vlojë për gati 30 minuta. Shtoni ujë nëse shikoni se po ulet niveli. Pasi të jetë zier lakra, e kullojmë lëngun në një enë dhe shtoni uthullën. E lëmë ngjyruesin të ftohet. KUJDES! Lakrën bëjeni sallatë duke I shtuar kripë, limon, hudhër dhe vaj ulliri; Pasi ngjyruesit I kemi gati, I kalojmë të tre tek shishet e ujit që do na shërbejnë si enë ngjyruese. Tek ena me bojën e verdhë zhysim vezët e bardha. Tek dy të tjerat, nëse keni qënë të vëmëndshëm tek përbërësit, do vendosni vezë të bardha dhe kafe. Secila prej tyre do marrë nuancë të ndryshme. Veza kafe tek lakra do marrë ngjyrë jeshile (e bardha del blu), ndërsa tek panxhari do marrë ngjyrë vishnje (e bardha merr ngjyrë rozë). I lemë enët mënjanë për gjatë natës dhe të nesërmen kullojmë vezët. I lemë të thahen pak në ajër dhe më pas I japim një shkëlqim me vaj luledielli.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading