Sot dreka ishte pa gluten Spageti pa gluten me domate, kërpudha e kaperi (pakoja e fundit nga blerja tek Mapo cash&carry gjatë karantinës për ata që më kanë ndjekur).
Kam vënë re që gluteni në përgjithësi më jep fryrje. Kështu, për tre javë nuk do konsumoj drith që përmban gluten (grurë, thekër, elb).
Herë pas here më pëlqen të provoj gjëra të reja dhe këtë 3-javësh do ta konsideroj si “për qëllime studimi” ☺. Të shohim si do ndikojë kjo në shëndetin dhe në buxhetin tim duke qënë se familja do ketë rregjim normal.
Megjithatë, duhet patur parasysh diçka nëse do nisni një rregjim të tillë qoftë për dëshirë, qoftë për arsye shëndetësore. Një dietë pa fibrat që merren nga këto drithra mund t’ju shkaktojnë probleme. Ndaj studioni dhe shtoni në menu perime e fruta që përmbajnë fibra.
Në një postim të mëparshëm, ju tregova si të bëni bukë pa gluten. Më poshtë do ju tregoj për makaronat.
Spageti pa gluten me domate, kërpudha e kaperi
Përbërësit
- 75g spageti pa gluten
- 5 kokrra domate qershi
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë gjelle kaperi
- 5-6 kerpudha kafe te grira
- disa gjethe borzilok i freskët
- pak djathë të bardhë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
Instructions
- Gatuajmë makaronat sipas instruksioneve në paketim.
- Paralelisht në një tigan skuqim në pak vaj ulliri hudhrat dhe shtojmë kërpudhat.
- Sapo kërpudhat të kenë lëshuar lëngun e tyre shtojmë domatet
- I kaurdisim dhe hedhim kaperit në tigan dhe 1 garuzhde nga uji i makaronave.
- Rregullojmë me kripë dhe shtojmë në të makaronat e ziera.
- I kaurdisim në mënyrë që makaronat të bashkohen me salcën dhe i hedhim në pjatë
- Dekorojmë me djathin e grirë dhe borzilokun e freskët.
Leave a Reply