Receta ime për pastiçen tradicionale

Do ta nisja këtë postim me recetën time për pastiçe tradicionale. Në fakt kjo është një nga ato receta që isha në mëdyshje ta postoja apo jo, por ja që në fakt ka plot amvisa të reja që duan ta dinë. Për këtë arsye unë po e hedh këtu në librarinë time të recetave.

Ka shumë pak përbërës dhe është kaq e thjeshtë sa nuk do ju nevojiten shumë tasa pasi e përgatisni direkt në tepsinë ku do ta piqni.

[lt_recipe name=”Receta ime për pastiçen tradicionale” servings=”4 persona” prep_time=”10M” cook_time=”30M” total_time=”40M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/06/wp-1591735768784-533×1024.jpg” ingredients=”• 200g makarona spageti;• 4 vezë;• 1 lugë gjelle miell;• ¼ kupë vaj luledielli;• 1 litër qumësht;• 1 lugë çaji kripë;• 150g djathë I bardhë;;” ]Ndezim furrën në 250◦C; Në një tenxhere të thellë vlojmë ujin ku do ziejmë makaronat. Shtojmë kripë dhe makaronat dhe I lëmë të zihen al dente; Në tepsinë ku do pjekim pastiçen shtojmë vezët dhe I rrahim me miellin sa të bëhen njëtrajtshme. Gradualisht shtojmë qumështin duke e rrahur mirë dhe mos kemi kokrriza. Shtojmë vajin, kripën dhe më pas makaronat e ziera; I trazojmë mirë në mënyrë që makaronat të zhyten mirë në masën e qumështit; Thërrmojmë mirë djathin sipër dhe e pjekim tavën për 30 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë të këndshme sipër;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading