Dita e 18 e karantines☺. Kohët e fundit, kjo fjali dëgjohet përditë, por ta marrim me sportivitet. Kjo është gjëja më e mirë që duhet të bëjmë për momentin, duke uruar përditë që ta kalojmë sa më parë.
Sot për drekë gatuam qofte pule me sallatë spinaqi dhe quinoa. Tani që nuk bëjmë as shumë lëvizje, mirë është që të hamë lehtshëm edhe pse është vështirë. Kur thotë populli, kur s’ke punë, luaj derën, mirëpo për ne është kthyer, në : kur je në karantinë, hap frigoriferin ☺.
Unë përdora perime dhe shumë erëza, po sigurisht që mund ti përshtasni sipas shijeve dhe mundësive tuaja.
Ndërkohë që sallata që përgatita kishte: spinaq, quinoa të zier, 1 luleshtrydhe, 1 gjysmë portokall, pak fara miks (luledielli, kungulli, lini, susami). I hodha pak vaj ulliri, mustardë dhe pak lëng portokalli. Kombinimi me qoftet ishte perfekt
[lt_recipe name=”Qofte pule me perime dhe erëza” servings=”30 qofte të vogla ose 10 të mëdha” prep_time=”10M” cook_time=”10M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/03/qofte-pule-1-533×1024.jpg” ingredients=”• 500g fileto pule;• 3 bishta qepësh të njoma;• 1 karrotë mesatare;• 1 rrënjë kurkuma e njomë (opsionale);• 2 thelpinj hudhër;• ½ spec I kuq;• 2 lugë gjelle thekër petë;• 1 vezë;• Kripë, piper I zi;• 1 lugë çaji fara finoku;• Pak nenexhik të freskët;• 5 gjethe spinaq të grira;• 1 lugë gjelle miell integral;” ]Grijmë pulën në mikser ose grirëse mishi; Marrim përbërësit nga 2-6 dhe I grijmë në mikser sa më imët që të mundemi; Më pas bashkojmë në një enë, mishin, perimet e grira, farat e finokut, spinaqin, nenexhikun, miellin dhe I trazojmë mirë; Me duar të lagura formojmë qofte sipas dëshirës; Me këto sasi ju dalin 30 qofte të vogla, ose 10 të mëdha; Unë 15 copë I vendosa në ngrirjë për ti patur për ditë tjetër, ndërsa pjesën e mbetur të brumit e ndava në katër qofte të mëdha; Në një tigan gize (ose zgarë), hidhni pak vaj ulliri dhe sapo të nrohet mirë skuqini qoftet në zjarr të ulët nga të dy anët; Fare mirë, mund ti piqni edhe në furrë në 220◦C[/lt_recipe]
Leave a Reply