A nuk mendoni se një kek i shëndetshëm do ishte fantastik tani në kushte karantine?
Besoj se kaq përbërës secili prej nesh i ka në shtëpi këto ditë. për këtë jam e sigurt se si kësaj rradhe nuk ka patur dëndje nëpër markete☺.
Unë po i bie shumë shkurt. Në dietën e rradhës, dietologia më ka lënë si opsion të ha edhe një copë kek (50 gr të jem e sinqertë). Pak, pak, po kush i thotë jo një cope keku? Sado pak qoftë ajo.
E me këtë rast, vendosa të përgatis këtë kek të shpejtë. Ju nevojitet vetëm një tavë e vogël pasi sasia e brumit është e vogël.
[lt_recipe name=”Një kek i shëndetshëm në kushte karantine” servings=”6-8 cope” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”25M” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/03/IMG_20200326_175454_049-533×1024.jpg” ingredients=”• 1 vezë;• ¼ kupë vaj;• ½ kupë kos;• 1/3 kupë sheqer kaf;• 1 lugë gjellë kakao;• ¾ lugë çaji pluhur pjekës;• 1 kupë miell;• Fara mix (luledielli, kungulli, lini, susami) për spërkatje;” ]Ndezim furrën në 180◦C. Lyejmë një tavë me diametër 20cm me vaj e pak miell; Rrahim së bashku vezën, vajin, kosin sa të bëhet homogjene; Shtojmë të thatat dhe e trazojmë mirë;E shtrojmë brumin në tavë dhe e spërkasim me fara mix; E pjekim kekun për 20 min ose deri sa maja e thikë të dalë e pastër;[/lt_recipe]
Leave a Reply