Mirupafshim viti I vjetër e mirësevjen Vit I ri

Të dashur ndjekësit e mi,

Sot dëshiroj ta nis me një urim, për të gjithë ju, që t’I kaloni festat e fundivitit sa më mbarë, pranë të dashurve tuaj.

Si ishte viti 2019 për mua?

Këtë vit pata mundësinë të takoja personalisht idhullin tim të kuzhinës, Jamie Oliver. Kurrë nuk do e kisha menduar që do më jepej rasti ta takoja.

Pastaj me uljet e ngritjet gjatë muajve, arritëm drejt fundit, kur m’u dha mundësia të kaloj në një pozicion tjetër pune dhe vitin që vjen ta nis ndryshe.

Ky vit për mua në tërësi ishte I mbarë, megjithatë, pata edhe momente të vështira sigurisht. Më I frikshmi do të thoja, e kaluam të gjithë së bashku, besoj se e kuptoni se për kë kam fjalën, pasi sot nuk dua ta përmend!!!

Që nga muaji shtator, kemi mirëpritur në familjen tonë një pjesëtar të ri. Një basset hound I cili na bëri për vete që në momentin që e pamë për herë të parë. E pasi erdhi në shtëpi e kuptova që ishte e njëjta race si qenushët e Ree Drummond  (The Pioneer Woman) e cila është e dyta për nga preferenca, pas Jamie Oliver sigurisht.

Ky është Tobias, qenushi im 7 muajsh që adhuron ushqimin (yeah, pse do ishte ndryshe qeni im??!!!), gjumin dhe përkëdheljet.

 

E meqë iku edhe një vit tjetër, natyrshëm të vjen ideja të bësh një bilanc të asaj që ka kaluar.

Gjatë vitit 2019 në lidhje me blogun:

  1. Kam postuar në blog 60 receta të reja
  2. Blogu është vizituar mbi 62 mijë herë ku muaji Shtator ka patur pikun e shikueshmërisë. Sigurisht prej sfidës së dollapit.
  3. Janë rregjistruar në blogun tim rreth 215 persona të cilët gjej rastin t’I falenderoj për besimin.
  4. Kam realizuar disa bashkëpunime të këndshme
  5. Kam patur mundësinë të ndaj disa receta Gluten-free, në sezonin e parë në Living HD në Tring (duke shpresuar fort që të ketë vazhdimësi)

Gjatë vitit 2019 në lidhje me Instagram-in:

  1. Këtë vit, më në fund arrita të kaloj pragun e 10k ndjekësve në Instagram
  2. Receta më e pëlqyer nga ju në Instagram ka qënë Mollët e pjekura në verë të kuqe
  3. Receta më e ruajtur nga ju në Instagram ka qënë keku tradicional me copëza çokollate
  4. Kam gëlltitur plot komente jo të mira, ashtu si dhe kam mirëpritur plot komplimente
  5. Jam munduar të jem pozitive në çdo postim/koment, por premtoj se vitin që vjen do jem edhe më e mirë

 

Si për mbyllje, dua të ndaj me ju, 5 recetat e mia të preferuara që kam postuar këtë vit, që ju inkurajoj fort t’I provoni.

  1. Patë me përshesh me bukë misri
  2. Kek pa gluten me dardha dhe miell hikrre
  3. Muskul gici i shoqëruar me polenta
  4. Midhje të mbushura
  5. Tortë me çokollatë dhe fruta pylli

Dëshiroj t’ju falenderoj për çdo mesazh që më keni shkruar e çdo sugjerim që më keni bërë.

Pra, Mirupafshim viti I vjetër e mirësevjen Vit I ri!

Përzemërsisht,

Nevila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading