Kuzhina Shqiptare (dhe ballkanike) e ndikuar edhe nga kuzhina Turke, ka pjesë përbërëse të saj edhe japrakët/dollmat/sarma. I bëjmë me gjethe rrushi, spinaqi, ardalli, lakre, po me lakër turshi a i keni provuar?
Si Korçare që jam e adhuroj lakrën turshi në gjithë format e saj, si sallatë, si mbushje lakrori edhe si dollma.
Shumë krahina në Shqipëri i quajnë me emra të ndryshëm. Unë vendosa ti quaj dollma (edhe pse ka plot emra) pasi në blog kam publikuar se si të bëni japrak me gjethe rrushi. Tani do jeni në gjendje t’i bëni edhe me lakër turshi.
Sot ama nuk do i sjell në formatin tradicional, por do i sjell në formatin disi modern, ku mbushjes i kam shtuar edhe 2 përbërës të ri por që shkojnë shumë
Ja si mund ta gatuani edhe ju.
Dollma me lakër turshi e mish të grirë
Përbërësit
- 16 fleta lakër turshi
- 250g mish të grirë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e grirë
- 1 lugë gjelle salcë domate koncentrat
- 1 lugë çaji piper të kuq
- 1 lugë çaji piper të zi
- 1 lugë çaji kripë
- 3 lugë gjelle narden shege
- 3 lugë gjelle rruzh i zi kokërr vogël
- 1 kupë oriz
- 2 kupa ujë
Instructions
- Skuqim qepën me vajin e ullirit sa të bëhet e butë.
- Shtojmë piperin e kuq, koncentratin e domates dhe mishin dhe i fërgojmë disa minuta.
- Më pas hedhim nardenin, rrushin, orizin, kripën dhe i gatuajmë edhe për 2 minuta sa të bashkohen shijet.
- Marrim gjethet e lakrës e u heqim kërcellin e fortë.
- Mbushim secilën prej tyre dhe i mbështjellim mirë.
- I sistemojmë në tenxhere, hedhim ujin dhe i gatuajmë me kapak të mbyllur sa të avullojë i gjithë uji.
Leave a Reply