Tashmë shkolla ka filluar dhe duhet që përditë ti vendosim fëmijëve ushqimin me vete. Për të mos qëndruar vetëm tek sanduiçet, unë ju propozoj këto kuba çokollate për tu marrë me vete në shkollë.
Për pjekjen e tyre unë përdora tavën me katrore te @tescoma_albania (foto e fundit). Duke qënë një tavë me shumë ndarje, ishte ideale për të pjekur në sasi. . Ajo që më pëlqeu më tepër ishte fortësia e tavës, pasi zakonisht tavat e silikonit janë të përthyeshme kollaj dhe rrezikojmë që të na derdhet brumi, por jo me këtë tavë.
Nëse ju mungon tava me kuba individuale, kjo recetë nuk mund të bëhet.
……. Hahahahahah…… Po sigurisht që bëhet, po bëj shaka me ju. Ndonjëherë këto enët na ndihmojnë për të krijuar receta të bukura për syrin, që të kënaqen dhe kalamajtë. Mungesa e tyre nuk shkakton ndonjë problem. Nëse se gjeni dot, mjafton të përdorni një tavë drejtkëndore dhe ta prisni në kuba dhe ja u bë. Pra mos u intimidoni nga mungesa e një tave apo pajisje të caktuar. Bëhuni kreativë në kuzhinë e mos kini frikë të eksperimentoni.
Kuba çokollate për tu marrë me vete në shkollë
Përbërësit
- • 100g miell
- • 45g kakao
- • 75g sheqer i bardhë
- • 75g sheqer kaf
- • 2 vezë
- • 120ml qumësht
- • 90ml vaj luledielli
- • 7g pluhur pjekës (1/2 paketë)
- • 60g çokollatëza pik loti (opsionale)
Instructions
- Ndezim furrën në 185°C;
- Në një tas hedhim të thatat (miell, kakao, pluhur pjekës) dhe i trazojmë;
- Në tasin tjetër rrahim vezët me sheqernat, shtojmë vajin dhe qumështin dhe më pas i bashkojmë me të thatat;
- Marrim tavën e silikonit dhe me një furçë të vogël i lyejmë gropëzat me fare pak vaj; Hedhim nga një lugë çaji në çdo gropëz (do fryhen gjatë pjekjes) dhe ke secila prej tyre zhytim pak çokollatëza pik loti.
- I pjekim për 20-25 minuta. I lëmë të ftohen mirë në tavën e silkonit dhe pastaj i nxjerrim;
- Për ti servirur, mund ti konsumoni thjesht kështu ose ti shërbeni me çokollatë të shkrirë ku secili të ngjyejë kubin e vet;







.
Leave a Reply