Edhe pse e kisha njoftuar sfidën e dollapit që do te fillonte ne dt 07 Shtator, vendosa që vetë ta nisja jo zyrtarisht ne dt 02 Shtator. Pasi u orientova me ushqimet që kisha në shtëpi, bëra blerjet e tjera për të plotësuar gatimet e javës.
Nëse më keni ndjekur në Instagram, do keni vënë re parapregatitjet që kam bërë, duke mbushur plot ngrirjen, duke pastruar, copëtuar, paketuar perimet etj…
Hartova edhe planin e javës se çfarë do gatuaja dhe deri te martën isha brenda planit .
Për sot duhet të kisha tavë me bamje por meqë nuk I kisha pastruar nga bishtat (ja një keqorganizim I vogël këtu) dhe nuk doja të rrija shumë vonë, vendosa te gatuaja Chili me kinua dhe perime.
Deri këtu nuk devijova nga qëllimi I sfidës së dollapit, pra nuk bëra pazare extra dhe përdora gjërat që kisha në shtëpi. Deri diku, boshatisa dollapin
Në fakt ishte vërtet vonë por tenxherja elektrike me presion më nxori nga situata. Në fakt I njëjti proçes bëhet edhe me tenxhere me presion të thjeshtë ndërsa me tenxheret normale thjesht duhet te zgjatet pak koha e gatimit.
Siç ju thashë më lart, përdora qoftet që kisha parapregatitur dhe I kisha të ngrira. Recetën e qofteve e gjeni këtu
[lt_recipe name=”Chili me kinua dhe perime” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”8M” total_time=”23M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/09/IMG_20190904_110134_428.jpg” ingredients=”• 8 qofte të ngrira;• 1 kupë kinua trengjyrëshe;• 3 lugë gjelle qepë të grirë;• 3 lugë gjelle karrota në kuba;• 1 spec I kuq I prerë në kuba;• 2 domate gjelle të grira;• 4 hudhra të shtypura;• 2 lugë gjelle pluhur chili ( ose paprika);• 2 lugë çaji kumin;• 1 kanaçe fasule laroshe së bashku me lëngun e tyre;• 2 lugë gjelle vaj ulliri ;• ½ kupë ujë;• Kripë dhe piper sipas dëshirës;” ]Në tenxheren elektrike me presion shtypni programin Saute (Braise/Kaurdisje). Hidhni vajin e ullirit dhe me pas fergoni qepën, karrotat, hudhrat, specin per 3 minuta; Shtoni domatet e grira, pluhurin chili dhe kuminin. Në mungesë të këtyrë dy erëzave mund të përdorni një paketë erëza për taco apo fajitas që mund ti blini të gatshme; Shtoni fasulet me gjithë lëngun e tyre, kinuan, ujin, kripën e piperin. Fikni tenxheren, mbyllni kapakun dhe vendoseni në opsionin manual, në presion të lartë për 8 minuta; Sapo të ketë mbaruar koha, fikni tenxheren dhe lereni t’I bjerë vetë presioni, do rreth 10 minuta. Sherbejeni me bagetë ose me bukë pa maja.[/lt_recipe]
Leave a Reply