Tani që po afron vera, vakti I mëngjesit fillon e bëhet më I lehtë. E ndërsa në dimër të hahen gjëra të ngrohta, të bollshme që të të ngopin e të të ngrohin stomakun, stina e verës është krejt e kundërta. Vapa e madhe na ul energjitë, ose të paktën mua kështu më ndodh. Përgatitja e këtyre kupave të cilat mund t’i mbushni me kos grek dhe fruta, janë një zgjidhje perfekte. Mund t’i gatuani një herë në javë dhe t’i ruani në një enë hermetike. Kështu kur t’ju hahen, mund ti mbushni atëhere kur t’i konsumoni.
Në këtë mënyrë nuk zbuten kupat me tërshërë. Unë e di që ju i preferoni shumë këto lloj recetash. Janë të thjeshta e të shpejta, ama mbi të gjitha të shëndetshme.
Kupa me tërshërë kos e fruta
Përbërësit
- • 1 banane e shtypur
- • 1 kupë tërshërë petë
- • 1 lugë çaji kanellë
- • 1 lugë çaji mjaltë
- • 1 vezë
- • 6 lugë çaji kos grek
- • 3 luleshtrydhe
- • 6 qershi
Instructions
- Ngrohim furrën në 180˚C.
- Në një tas hedhim bananen e shtypur, kanellën, vezën dhe I trazojmë mirë më pirun;
- Shtojmë tërshërën dhe e trazojmë mirë; Lyejmë me pak vaj 6 gropëzat e një tave për minikekë dhe e ndajmë brumin në mënyrë të barabartë;
- Me ndihmën e duarve I japim forma kupe duke e hapur mirë mesin;
- I pjekim për gati 20 minuta deri sa të kenë marrë ngjyrë të artë;
- I heqim nga tava dhe kur të jenë ftohur I hedhim nga një lugë çaji kos grek në secilën. Ndajmë luleshtrydhet në feta dhe I sistemojmë sipër kupave dhe më pas nga një qershi për secilën.

Leave a Reply