Plani ushqimor për javën e dytë

Sa shpejt që vjen dita e hënë. U bë kohë që këto fundjavat po më ikin pa e kuptuar akoma. Rifillon e njëjta rutinë përditë, zgjimi, mëngjesi, dreka, darka e ditës dhe dreka për të nesërmen e kështu me rradhë të pesë ditët e javës.

E dini çfarë po mendoja? Po mendoja sa interesante do ishte nëse do mund të blija në market një shportë mikse dhe në bazë të saj të programoja gatimet e mia.

Ja për shembull: Nëse do të ishte një shportë mikse me një çmim promocional e të përmbante pak nga disa gjëra; Pak fruta, pak perime, ndonjë protein, ndonjë nën-produkt qumështi etj…

Si psh një kombinim pak nga secila kategori:

  1. Mix frutash të stinës tip; Mollë/Nespulla/Qershi/Luleshtrydhe etj…
  2. Mix perimesh tip; Avocado/Qepë/Patate/Domate/Kastravec/Kungull/Spinaq etj…
  3. Ndonjë nën-produkt qumështi; tip Djath/Gjizë/Kos/Qumësht etj…
  4. Karbohidrate tip: Petë sfoljatë / Petë byreku/ Makarona / Oriz etj…
  5. Proteina tip : Mish tip Viçi /Pule/Gici /Vezë etj…

Se di, do ishte interesante të shikoje një shportë surprizë dhe çfarë idesh do më vinin në mendje. Me ato me lart do mund të bëja një byrek me kungull, një strudel me mollë, një gjellë verore me domate, speca e oriz, etj..

Nejse, këto janë fantazitë e mia që kur shikoja “La prova del cuoco” te Rai1. Megjithatë nuk I dihet, mbase mund t’I bjerë në vesh ndonjë marketi “Bio” këtej nga anët tona dhe bën si risi ne treg ☺.

Javës që shkoi ju fola për planifikimin e pazareve dhe ushqimeve (mund ta lexoni këtu). Në 90% të rasteve iu përmbajta, përveç ditës së shtunë që kisha në plan kofshat e kecit por që familja donte pizza. Kofshat I kisha në ngrirje që nga Pashka Katolike e meqë nuk I respektuam javës që shkoi, do I respektojmë këtë javë.
Fatmirësisht këtë javë së bashku me djalin tim bëmë planin ushqimor dhe lista e pazareve nuk është shumë e gjatë. Mund ta lexoni duke klikuar guida-e-muajit-maj-2019

Surpriza për sot ishte blerja e karkalecave të detit të cilët kishin edhe vezë. Nuk kisha parë më parë vezë karkalecash ☺

Këtu po e mbyll postimin tim duke ju uruar javë të mbarë dhe duke ju lene te plani im javor që e lexoni duke klikuar planifikimi-i-vakteve-java-2-maj-2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading